Tu e lexu qitash
Linda Perry (15 prill, 1965)

Linda Perry (15 prill, 1965)

Linda Perry është këngëtare, kompozitore, muzikante dhe producente amerikane. Qysh në moshë të hershme tregoi interes të luante në kitarë dhe të shkruante muzikën e saj. Në moshën 21 vjeç, u zhvendos në San Francisko.

Aty jetoi në një dhomë të vogël pa dritare, ku kompozonte dhe ushtronte muzikë. Këngët e veta i performonte në rrugët e qytetit. Për të siguruar ekzistencën, punoi si kamariere në lokale, varëse e palltove dhe në piceri.

Pastaj u bë pjesë e rock bendit “4 Non Blondes”, ku ishte këngëtarja dhe kompozitorja kryesore. Bendi njihet për hitet “What’s up” dhe “Dear Mr. President”. La bendin për të ndjekur karrierë solo.

Perry themeloi dy shtëpi produksioni dhe ka kompozuar e prodhuar këngë hite për këngëtare si Christina Aguilera, Gwen Stefani, P!nk, Adele, Alicia Keys etj.

Perry bën jetë të hapur si lezbike. Ka qenë publikisht në lidhje një vjeçare me aktoren australiane Clementine Ford. Në vitin 2011 u lidh me aktoren amerikane Sara Gilbert, me të cilën u martua në vitin 2014. Kanë një djalë.

Në maj të vitit 2014, bendi “4 Non Blondes” u ribashkua për hir të një koncerti të mbajtur për të ngritur fonde për të drejtat e komunitetit LGBT. Eventi u titullua “An Evening For Women”, u mbajt në Beverly Hilton në Los Angeles, dhe u organizua nga ‘Qendra LGBT’ në Los Angeles.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top