Tu e lexu qitash
Pastrimi rozë (Pinkwashing) – Si Izraeli po përdorë lirinë gej për mbulimin e aparteidit

Pastrimi rozë (Pinkwashing) – Si Izraeli po përdorë lirinë gej për mbulimin e aparteidit

Palestina të hënën në mbrëmje i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë urgjentisht për të ndaluar agresionin izraelit në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 24 Palestinezë, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë në Rripin e Gazës të hënën në mbrëmje dhe më shumë se 103 u plagosën.

Çka duhet të dimë për çështjen e Palestinës dhe Izraelit?

Pushtimi izraelit i territorit palestinez (Bregu Perëndimor duke përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës) është në dekadën e tij të pestë dhe paraqitja e dhunës dhe abuzimeve të qenësishme të të drejtave themelore të njeriut dhe mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar të natyrshëm në çdo okupim ushtarak të vjetër është prezente nga të dy palët.

Izraeli mban kontroll efektiv mbi Rripin e Gazës, duke kontrolluar të gjitha, përveç një prej kalimeve në Gaza, hapësirën ajrore, ujërat territoriale, telekomunikacionet dhe regjistrin e popullsisë i cili përcakton se kush lejohet të largohet ose të hyjë në Gaza. Prandaj, Izraeli ende konsiderohet si fuqia okupuese dhe është përgjegjës për mirëqenien e banorëve në brez sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Rripi i Gazës ka qenë nën kufizime në rritje që nga viti 2005, kur Izraeli tërhoqi në mënyrë të njëanshme trupat dhe kolonitë nga rripi. Në qershor 2007, kufizimet u shtrënguan në një bllokadë gati të ashpër ajrore, duke thelluar vështirësitë atje dhe duke burgosur praktikisht të gjithë popullsinë prej rreth 2 milion.

Autoritetet izraelite refuzuan ose vonuan qindra kërkesa për leje për t’u larguar nga Gaza nga palestinezët që kërkonin trajtim mjekësor të specializuar; disa vdiqën si rezultat. Shumica e banorëve të Gazës varen nga ndihma ndërkombëtare, e cila pengohet rëndë nga bllokada.

Në këtë pikë të historisë, Izraeli është një shtet aparteid. Ky mendim përsëritet nga ata që luftuan brenda regjimeve të aparteidit, siç është laureati i Çmimit Nobel për Paqe Desmond Tutu.

Nelson Mandela gjithashtu deklaroi në 1997 se ‘Aparteidi është një krim kundër njerëzimit. Izraeli ka privuar nga liria dhe prona miliona palestinezë. Aparteidi ka përjetësuar një sistem të diskriminimit racor bruto dhe pabarazisë, duke burgosur dhe torturuar sistematikisht mijëra palestinezë në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe ka bërë luftë kundër një popullate civile, veçanërisht fëmijëve’.

Lëvizja BDS, që qëndron për Bojkotin, Zhvendosjen dhe Sanksionin (Boycott, Divest and Sanction), është një lëvizje që është rritur që nga viti 2005 brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe kërkon të sigurojë jo vetëm pasoja sociale, por politike, ekonomike dhe kulturore në trajtimin e Izraelit ndaj popullit Palestinez.

Në një nga shembujt e një bojkoti me ndikim, ishte kur këngëtarja Lorde zgjodhi të mos performonte në Tel Aviv në vitin 2018 pasi një artikull nga dy studentë të Zelandës së Re i kërkoi asaj të rishikonte vizitën e saj. Brian Eno, Gorillaz, Devendra Banhart, Elvis Costello e emra tjerë gjithashtu kanë anuluar koncertet e tyre në Izrael në mbështetje të lëvizjes BDS. Këto janë deklarata që bojkotojnë organizatat dhe institucionet sesa individët.

Bojkoti nuk është një lloj dogme reaksionare, por më tepër një taktikë jashtë zgjidhjeve politike që mund të ndërmerret nga çdokush – qoftë në një nivel individual apo në një nivel organizativ.

Cilat janë efektet e bojkotit?

Efekti i bojkotit është se krijon mundësinë për më shumë biseda në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë, i cili çon në një ndikim domino.

Lëvizja queer BDS kërkon që, siç tha aktivistja politike amerikane Angela Davis, ‘të zgjerojë terrenet e luftës’, duke përdorur ‘tregtimin’ aktual të dylberizmit brenda peizazhit politik perëndimor për të dekonstruktuar dhe delegjitimuar narrativën koloniale aktuale të kolonialistëve izraelitë.

‘Dylberat për Palestinën- Queers for Palestine’ nga grupi Queer Action Collective të Universitetit të Sidneit, Australi.

Në një fjalim në Senatin Amerikan, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha: ‘Izraeli gjithmonë e ka përqafuar këtë rrugë [të lirisë] në një Lindje të Mesme që e ka refuzuar prej kohësh atë.

Ai vazhdoi: ‘Në një rajon ku gratë vriten me gurë, homoseksualët varen, të krishterët përndiqen, Izraeli qëndron. Është ndryshe. ’

Izraeli është një vend krenar dhe i hapur brenda mbështetjes së tij për kulturën queer dhe e përdor atë si një shembull të ndritshëm se si ata janë progresivë brenda çështjeve sociale. Tel Aviv është një rreth i lulëzuar i homoseksualëve, Javët e Krenarisë promovohen shumë nga bordet izraelite të turizmit, dhe më e rëndësishmja, individët trans janë të mirëpritur dhe festuar brenda Forcës së Mbrojtjes së Izraelit.

Për një vëzhgues të jashtëm, këto duken si shenjat dalluese të një kombi progresiv dhe tolerant, por shumica e kësaj është kryesisht performuese, me shumë pak përmbajtje.

Çka është Pastrimi rozë/Pinkwashing?

Pinkwashing është një strategji propagandistike e qeverisë izraelite që shfrytëzon në mënyrë cinike të drejtat LGBTQIA+ për të projektuar një imazh progresiv ndërsa fsheh pushtimin e Izraelit dhe politikat e aparteidit që shtypin palestinezët.

Për dekada, regjimi kolonial dhe aparteid i Izraelit ka grabitur, shtypur, pastruar etnikisht, ka varfëruar, burgosur dhe vrarë palestinezë, dylberë dhe jo-dylberë njësoj.

Kqyre edhe qito

Ndërsa qeveria e djathtë ekstreme e Izraelit bashkohet me liderët homofobikë, intolerantë dhe racistë në të gjithë botën, duke përfshirë Jair Bolsonaro të Brazilit, Viktor Orban të Hungarisë dhe udhëheqësin e Të krishterëve të Bashkuar për Izraelin (CUFI), pastorin John Hagee, i cili kombinon antisemitizmin me Islamofobinë, seksizmin dhe homofobinë, komunitetet LGBTQIA+ po shohin përmes ekranit të tymit rozë. Ekziston një vetëdije në rritje se çlirimi queer dhe trans nuk mund të ndahen nga çlirimi palestinez.

Aktivistët dhe grupet kundër pastrimit rozë kanë shtyrë të drejtat palestineze në ballë të ngjarjeve të Krenarisë në të gjithë botën. Më shumë se 100 grupe LGBTQIA+, duke përfshirë edhe Dylberizm-in, mbështetën thirrjen nga palestinezët queer për të bojkotuar Eurovizionin 2019 në Tel Avivin aparteid. Dhjetëra krijues të filmave queer kanë tërhequr ose kundërshtuar shfaqjen e filmave të tyre në TLVFest, festivali i filmit LGBT i sponsorizuar nga qeveria Izraelite në Tel Aviv.

‘Kur merret me pastrimin rozë, Izraeli nuk po promovon të drejtat gej’

Pastrimi rozë ka për qëllim të mbulojë shkeljet dhe të heshtë kritikën e mundshme me një fasadë progresive dhe barazie. Kur merret me larje rozë, Izraeli nuk po ‘promovon të drejtat gej’. Ai përdor lirinë relative të akorduar të homoseksualëve (izraelitët hebre) si një mjet i marrëdhënieve me publikun.

Pastrimi rozë nuk ka të bëjë fare me të drejtat e homoseksualëve, por më tepër një mjet për të justifikuar okupimin e vazhdueshëm dhe vendosjen koloniale të tokës palestineze.

Me pak fjalë, pastrimi rozë izraelite synon të izolojë identitetin queer nga identitetet e tjera dhe të bëjë rekordin mbi të drejtat gej, të e hijezoj pushtimin e tij të vazhdueshëm dhe brutalizimin e popullit palestinez.

Si aktivistë queer, ne kërkojmë të refuzojmë tjetërsimet e rrëfimit tonë – Izraeli nuk është ‘ndryshe’ sepse valëvitet me flamurin e ylberit, është ndryshe sepse po kryen vjedhje toke, dhunë të sanksionuar nga shteti mbi burra, gra dhe fëmijë palestinezë dhe duke u fshehur këto veprime pas një flamuri të ylberit.

Gjërat nuk ekzistojnë në një vakum – ne gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm ndaj shtypjes që fshehin këto të drejta të pretenduara. Një pikëpamje dritëshkurtër e politikës queer si një bosht i vetëm përjashton padrejtësi të tjera të ndërlidhura bazuar në racë, etni, klasë, gjini dhe shënjues të tjerë të ndryshimit.

Nuk ka çlirim për ne nëse mund t’i kushtojë jetën një kombi.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top