STORIE

Ekzistenca e secilit person queer është rezistencë! Si persona që nuk i takojmë shumicës heteroseksuale/cis-gjinore ne detyrohemi ti fshehim përjetimet tona të përditshme, dhe ti mbajmë vetëm për veti. Historia e secilit person queer është e vlefshme, prandaj në Ndaje Storien Tone ne i mbledhim të gjitha këto storie dhe tregojmë rezistencën tonë. Nga ngacmimet në rrugë, abuzimi nga prindërit, bullizmi në shkollë, deri te puthjet e fshehta në WC-të e gjimnazit, dalja hapur te familja dhe miqtë, e storie të nxehta të takimeve sekrete, të gjitha këto i mbledhim në Ndaje Storien Tone!

Ftojmë gjithë personat LGBTIQ+ që të na dërgoni storiet e juaja që tregojnë pjesë nga jeta juaj si LGBTIQ+ në Kosovë, Shqipëri, e kudo që jetoni.

Storiet mund të jenë: rrëfime, ndodhi, eksperienca personale, raste të ngacmimeve, raste të diskriminimeve, momente të bukura, tregime të daljes hapur, apo çka do tjetër që ju doni të ndani me të tjerët. Storiet e juaja do të jenë anonime dhe nuk ka rëndësi gjatësia e stories.

Storiet mund t’i dërgoni në këtë formë, ose në mesazh në Instagram/Facebook/Twitter.

Storiet publikohen plotësisht në mënyrë autentike, ashtu siç pranohen në platformën tonë. Storiet e publikuara nuk pasqyrojnë qëndrimet e Dylberizm-it.

Unë jom qajo që jom!
E hutuar seksualisht
Ngritne zonin për vetën e juj
Hera e parë, +18
Highschool love
Dhimbja e mungesës
Gjeje vetën, por mos e ngut vetën