Tu e lexu qitash
“Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri” – nga Andon Zako Çajupi
Nale Dheze

“Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri” – nga Andon Zako Çajupi

https://www.instagram.com/p/CFQHcUPFF2B/?utm_source=ig_web_copy_link

Andon Zako Çajupi (27 mars 1866 – 11 korrik 1930) është një ndër rilindasit e shquar shqiptar i cili ka kushtuar jetën e tij për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar ndër vite, duke u bërë patriot dhe veprimtar ikonë e Rilindjes Kombëtare.

Ai ka lënë pas ndër veprat më të shquara të letërsisë shqiptare që sot e kësaj dite lexohen nga adhuruesit e letërsisë. Ndër këta vepra është edhe poezia “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”, poezi kjo që për një kohë të gjatë, që nga regjimi komunist, ka qenë e ndaluar të lexohej dhe të publikohej.

Kjo për arsye se në këtë poezi, Çajupi ka thurur vargje rreth aktivitetit të tij seksual – më saktësisht penisit të tij – dhe mendësisë së tij për seksin në përgjithësi.

Çka e veçon këtë poezi të Çajupit nga poezitë e tjera erotike shqiptare, është se ai përveçse ka shkruar rreth epshit të tij ndaj grave, ai gjithashtu ka pranuar se do donte të provonte edhe seksin homoseksual, ashtu siç “kishte dëgjuar se bëhej në Stamboll”.

Nëse Çajupi ka arritur ndonjëherë të e realizoj fantazinë e tij, ne nuk do ta dimë kurrë, mirëpo gjithmonë do i falënderohemi që ka lënë pas këtë poezi, e cila mund të konsiderohet si ndër poezitë e para shqiptare që eksploron biseksualitetin.  

Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri

Grua seç mu prish kandari
Nuk është më ai i pari
Që s’përtonte ditë e natë
Ndizej si barut i thatë.

Lëre grua se ç’më gjeti
Nuk më bindet më aleti
Ky bandill që çante retë
Më s’i ngre kryet përpjetë.

Vjet si kalë turfullonte
Gratë e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythëzbuluar
Sulej si qen i tërbuar.

I pushtonte vetë të tëra
Zgavra, shpella, guva, vërra
Fryhej si një patëllxhan
Kur shkonte nën fustan.

Sa i vinte mend zanatit
E uronin gratë e fshatit
Po sot çka që është mërzitur
Trup e shpirt i rraskapitur?

Shikon çupat sisëplota
Me shalë të buta e të ngrohta
Nuset e bardha si dëbora
Që s’i shpëtonin nga dora.

Gratë e reja sisëmëdhatë
Që i ndërronte përnatë…
Dhe s`lëviz të bëhet burrë
Më mbeti vetëm për shurrë.

Ah moj grua moj e ngratë
Të mbeti burri kaq thatë
Megjithëse më s`të ngop dot
Por dikur s`kam qenë si sot.

Isha trim dhe djalë i hedhur
Pak usta për të zgjedhur
Buzëqeshja me të tëra
Mjaftonte që t’u hante vërra.

Por më shumë doja gratë
Vithe gjëra sisë mëdhatë
Por dhe çupat shumë i desha
Nuk i lija virgjëresha.

Mazallah mbeçin me barrë
I thirrja u bëja varrë!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.

I ndukja me buzë e dhëmbë
Sa ngrihej fshati në këmbë
Isha bej me mall me toka
Po bëja se ç’më thoshte koka.

Në Zagori dorë e parë
Me sejmerë e hyzmeqarë
Kisha kuaj lopë e dhen
Edhe gra më shumë se qen.

Vetë i ujdisja të tëra
Ç’më tha koka e s’e bëra?
Në Europë s’lashë vend pa parë
Kuplarate i mora mbarë.

Shijova bionde gjermane
Meskëputurat persiane
Rreth e qark iu solla botës
Por në Francë lashë mend e kokës.

Kush të dojë le ta provojë
Të ma marrë mikun në gojë
Në Stamboll mos shkofsha kurrë
Bashkohet burri me burrë.

Thonë se është ves i shëmtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo punë e pati
U plaka, më ra takati.

– Andon Zako Çajupi

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top