Tu e lexu qitash
Nata kur disko u shkatërrua

Nata kur disko u shkatërrua

“The War on Disco”, një dokumentar i ri i PBS (Public Broadcasting Service në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), eksploron reagimin kundër zhanrit të diskos, çështjet e racës, gjinisë dhe seksualitetit.

Plani ishte mjaft i thjeshtë: Mblidhni një grumbull disqesh disko, vendosini në një kuti dhe fryjini çiklat në mes të ndeshjes Chicago White Sox dhe Detroit Tigers në Comiskey Park. Çka mund të shkojë keq?

Ky ishte mendimi, pas natës së shkatërrimit të Diskos, një reklamim në radio në korrik 1979 që shkoi në mënyrë të parashikueshme dhe tmerrësisht të çrregullt. Spektakli televiziv i rebelëve, kryesisht të rinj të bardhë, që sulmuan fushën në Çikago, dërgoi valë tronditëse në industrinë e muzikës dhe përshpejtoi shkatërrimin e diskos si një forcë masive tregtare. Por shkatërrimi nuk u shpalos në një vakum, një fakt që dokumentari i ri “American Experience” “The War on Disco” e bën të qartë si një pasqyrë.

“The War on Disco” gjurmon ngritjen, rehatinë, rënien dhe rilindjen e një zhanri të muzikës së kërcimit që u ndez gjatë viteve të 70-ta dhe reagimin kundër një kulture që ofronte një vend të sigurt dhe festiv për shprehjet gej e feminine për persona me ngjyrë, latin etj. Me origjinë në klubet gej të vallëzimit në fillim të viteve të 70-ta dhe u shndërrua në një sensacion të zakonshëm kryesisht prej filmit të vitit 1977 “Saturday Night Fever”, disko nxiti pakënaqësi të zjarrtë nga fëmijët e bardhë të privilegjuar, të cilët nuk ishin aq cool sa të hynin në Studio 54 dhe klube të tjera. Filmi detajon rolin e diskos si një moment kritik për çështjet e racës, klasës, gjinisë dhe seksualitetit që ende rezonojnë në luftërat kulturore të ditëve të sotme.

“Këto lëvizje çlirimtare që filluan në vitet e 60-ta dhe në fillim të viteve të 70-ta po fitojnë me të vërtetë momentum në fund të viteve ’70,” tha Lisa Q. Wolfinger, e cila prodhoi filmin me Rushmore DeNooyer, tha në një video thirrje.“Kështu që reagimi kundër diskos ndihet si një reagim kundër lëvizjes çlirimtare gej dhe feminizmit, sepse e gjithë kjo është e mbështjellë në disko.”

Kur Aleanca e Aktivistëve Gej filloi të organizonte vallëzime disko plot tension në një shtëpi të braktisur të zjarrfikësve në SoHo në vitin 1971, atmosfera çliruese mblidhte mbi 1500 njerëz në pistën e vallëzimit. Siç shkruan Alice Echols në librin e saj të historisë së diskos “Hot Stuff”, baret gej, shumica e tyre të drejtuar nga mazhoranca, tradicionalisht nuk e kishin lejuar kërcimin e asnjë lloji. Por ndryshimi ishte në ajër kryesisht për shkak të efektit të kryengritjes Stonewall në vitin 1969, kur vizitorët e rregullt në një bar gej në Greenwich Village luftuan kundër në një nga seritë e fundit të bastisjeve policore. Pas kësaj, diskotekat u shfaqën nëpër qytetet amerikane, duke tërhequr turma argëtuesish pa marrë parasysh racën, gjininë e orientimin seksual. 

Disa nga artistët më të njohur të diskos ishin gratë me ngjyrë, duke përfshirë Gloria Gaynor dhe Linda Clifford (e cila është një komentuese filmash). Shumë nga DJ-të e kërkuar, duke përfshirë Barry Lederer dhe Richie Rivera, ishin gejë. Në ditët e lulëzimit të diskos ishte llojllojshmëria e muzikës pop e hapur për këdo që donte të kalonte një natë të zjarrtë dhe çliruese.

“Klubi u bë ky burim i privatësisë publike, i lirisë seksuale dhe disko ishte një zhanër që ishte thellësisht i lidhur me grupin e ardhshëm të betejave për liri që ishin të lidhura me të drejtat civile,” tha Daphne Brooks, një profesore e studimeve afrikano-amerikane në universitetin  “Yale”. Universiteti i cili është paraqitur në film, në një video intervistë. “Ishte një tingull dhe një pamje që u mundësoi atyre që nuk njiheshin në kulturën mbizotëruese të ishin në gjendje të shihnin veten dhe të kënaqeshin, gjë që është shumë e rëndësishme në kulturën e  e diskos.”

Të gjitha subkulturat kanë pikat e tyre kulmore dhe diskoja me zell filloi në vitin 1977. Ky vit solli “Saturday Night Fever”, filmi u fokusua në një banor të lagjes Brooklyn me jakë blu (performuar nga John Travolta) i cili i shpëton realitetit të tij të ashpër duke kërcyer lirshëm në pistën e vallëzimit. Të frymëzuar nga filmi, të gjithë në moshë të mesme filluan të vishen me poliestër të bardhë dhe të dilnin në skenë. Në të njëjtin vit u hap Studio 54 në Manhattan, që u bë e famshme për klientelën e saj të njerëzve të bukur dhe politikën e ndalimit në hyrje.

“Në lajme, kishte një imazh të turmës jashtë derës, me njerëzit që ndaheshin në fitues dhe humbës,” tha DeNooyer, producenti i “War on Disco”. “Dhe shumica ishin humbës sepse nuk ia dolën mbanë. Ishte një imazh që fliste fuqishëm dhe sigurisht që inkurajoi një pamje ekskluziviteti.”

Të paktën një burrë kishte arsye për t’i marrë të gjitha personalisht. Steve Dahl ishte një personalitet i radios për WDAI-n e Çikagos, duke lëshuar albume të muzikës rok dhe duke folur me dhe për kulturën e bardhë macho, sinonim të asaj muzike. Në prag të Krishtlindjeve në 1978 Dahl humbi punën e tij kur stacioni kaloi në një format disko, një lëvizje të famshme në ato ditë. Ai nuk e priti mirë lajmin. Kur kaloi në radio stacionin WLUP, Dahl nisi një fushatë “Disco Sucks – Disko ta shpifë” dhe së bashku me drejtorin e promovimeve të White Sox, Mike Veeck, kryesuan Disko Demolition Night (Natën e Shkatërrimit të Diskos).

Organizatorët prisnin rreth 20,000 fansa më 12 korrik 1979. Në vend të kësaj, ata morën rreth 50,000, disa prej të cilëve hynë fshehurazi falas. Hyrja ishte 98 cent , duke u lënë të pranishmëve shumë para për birra. I vendosur në lagjen kryesisht të bardhë, të klasës punëtore të Bridgeport, Comiskey Park kishte një klientelë të integruar kundër diskos.

Gjatë ndeshjes së parë, tifozët hodhën në fushë disqe, fishekzjarre dhe shishe të pijeve alkoolike. Në kohën kur kutia e disqeve u hodh në erë, vendi po çmendej, me klientët që sulmonin fushën dhe e bënin atë të paluajtshme. 

Ka pasur protesta të tjera kundër diskos në të gjithë vendin në fund të viteve të 70-ta, por asnjëra aq e dukshme apo me pasoja më të mëdha. Siç tregon filmi, reagimi ishte i shpejtë; Konsulentët e radios së shpejti filluan të drejtoheshin drejt formateve jodisko. “Nata e shkatërrimit të diskos ishte një faktor i vërtetë dhe ndodhi shumë shpejt,” tha DeNooyer. “E dëgjojmë nga artistët në film që e përjetuan atë.” Koncertet filluan të zbrazeshin pothuajse menjëherë.

Mbingopja komerciale nuk ndihmoi. Paroditë e diskos po bëheshin të shfrenuara, duke përfshirë një të paharrueshme në komedinë e vitit 1980 “Airplane!”, dhe këngët e reja kishin ekzistuar që nga “Disco Duck” e Rick Dees në 1976 (e ndjekur nga më pak e njohur “Dis-Gorilla” në 1977). Por filmi e bën të qartë se fiaskoja e Natës së rrënimit të Diskos dhe mbulimi që rezultoi ishte një faktor kryesor në vdekjen e apelit të zakonshëm të diskos.

“The War on Disco” gjithashtu përmban një intervistë të vitit 2016 me Dahl, i cili këmbëngul se racizmi dhe homofobia nuk kishin asnjë lidhje me atë shfaqje të veçantë të entuziazmit kundër diskos. Pjesëmarrësit e Natës së Shkatërrimit  të Diskos, të cilët u intervistuan për filmin, i bëjnë jehonë kësaj ndjenje.

“Unë nuk do ta kundërshtoja se kjo është e vërteta e tyre,” tha Brooks. “Por unë mendoj se një nga mënyrat tinëzare që supremacia e bardhë ka bërë një numër të madh në këtë vend është se ajo përshkon çdo aspekt të jetës sonë kulturore. Njerëzit nuk duan t’u thuhet se janë të ngatërruar në diçka që nuk është plotësisht nën kontrollin e tyre.”

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se disko nuk vdiq aq shumë sa format e saj më të zakonshme pushuan të qenit relevante. Muzika dhe kultura u shndërruan në zhanre të tjera të gatshme për kërcim, duke përfshirë zhanrin house, që për ironi u shfaq në Çikago. Kur dilni dhe liroheni duke kërcyer me zhanrin e muzikës elektronike, ose EDM, ju po i bëni homazh diskos, pavarësisht nëse e dini apo jo. Muzika është ende e gjallë. Identitetet seksuale dhe racore mbeten eklektike. “The Who” mund t’i ketë thënë lamtumirë “Sister Disco” në këngën e tyre të vitit 1978, por fryma origjinale vazhdon. Siç e tha Brooks, “Gjallëria dhe risitë e saj thjesht vazhduan të fitonin vrull pasi fokusi u largua.”

Kultura dhe adhuruesit e saj i mbijetuan klisheve. Disko ka vdekur. Rroftë disko.

 
Autor: Chris Vogar

Artikulli u publikua në NYtimes dhe u perkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top