Tu e lexu qitash
Veprat e përzgjedhura të Agnes Goodsir
Nale Dheze

Veprat e përzgjedhura të Agnes Goodsir

Agnes Noyes Goodsir nuk është as e njohur nga studiuesit e historisë queer por as e shmangur padrejtësisht. Në vend të kësaj, ajo hyn në kategorinë e njohur të mungesës së qetë të njohjes.

Tani e njohur si një piktore feministe, shumë nga pikturat e Agnes Goodsir sfiduan vlerat e përbashkëta patriarkale të skenës së artit. Nuk do të ishte vështirë të gjinden analiza të gjata dhe të thella të veprave të jetës së saj, nëse dikush do të kërkonte. Ajo ka lëvizur në rrethet lezbike. Pak a shumë, çdo gjë tjetër tek ajo mbetet në hije nga dashuria për artin e saj të përhapur dhe të fituar me mund.

Emri i saj nuk njihet për skandale në marrdhëniet e saja romantike. Megjithëse pranohet gjerësisht se ajo ishte feministe, ky mirëkuptim vjen kryesisht nga rrethanat jetësore dhe veprat e saj. Veçanërisht për këtë projekt, fjalët e saj që përshkruajnë jetën dhe përvojat e saj janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur. Ajo për të cilën njihet dhe dihet për të është kryesisht nga rrëfimet e të tjerëve, përveç pikturave të saj.

Pas vdekjes së saj, partnerja e saj Rachel shkroi: “Unë jam vetëm pas 30 vjetësh.”

Se, nga e gjithë puna e saj, gratë në mbarë botën kanë gjetur një lidhje të thellë dhe të qëndrueshme. Më e rëndësishmja për cilindo nga këto fakte është se pasi Rachel vdiq, ajo u varros pranë Agnes.


Artikulli u publikua në Patreon dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top