Mos i voto homofobat!
Qe nji listë që t’ndihmon me ditë kë mos me votu nesër, n’zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit n’Kosovë.
Nesër, më 7 qershor 2026, qytetarët e Kosovës po i drejtohen prapë kutive të votimit për herën e pestë me radhë. Këto zgjedhje po mbahen pas nji krize institucionale ma shumë se njivjeçare, n’nji klimë politike t’dominume prej lodhjes qytetare, polarizimit dhe nji debati publik ku të drejtat e njeriut vazhdojnë me u trajtu si të negociueshme. Edhe këtë herë, të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ po përdoren si temë për mobilizim elektoral e kalkulime politike.
Targetimi i dylberave tashma është bo traditë e secilit cikël zgjedhor në Kosovë. Prej atyne që urrejtjen anti-queer e kanë bazë të fushatës së tyne, si Eman Rrahmani, deri te ata që i janë bashku valës anti-gjinore për me fitu vota, si Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku.
Sa herë që politikanët sulmojnë dylberat për kapital politik, ata e forcojnë klimën që i mban dylberat nën diskriminim e dhunë. Kur politikanët sulmojnë të drejtat LGBTQ+, ata kontribuojnë në nji realitet ku strehimi i sigurt, punësimi, kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja prej dhunës vazhdojnë me qenë të pasigurta për shumë dylbera.
Për këtë arsye, Dylberizm e rikthen listën “Mos i voto homofobat”.
Shumë prej këtyne kandidatëve ende pa marrë mandat po deklarohen kundër të drejtave bazike të qytetarëve queer. Po kundërshtojnë të drejtën për familje, po sulmojnë njohjen ligjore të identitetit gjinor dhe po përdorin gjuhë stigmatizuese për me fitu pikë politike.
Homofobia dhe transfobia nuk ndalen te komuniteti LGBTIQ+. Ato përdoren për me sfidu vetë idenë e barazisë dhe për me mbajt në këmbë struktura që prodhojnë pabarazi për shumë grupe shoqnore.
Prandaj, ma shumë se kurrë, duhet me e kuptu që vota jonë osht edhe vendim për të drejtat e njeriut. Sidomos n’nji kohë kur lëvizjet anti-gjinore dhe e djathta radikale po fitojnë terren gjithandej botës.
- Vota për nji homofob osht votë kundër grave.
- Vota për nji homofob osht votë kundër romëve, ashkalinjve e egjiptianve.
- Vota për nji homofob osht votë kundër personave me aftësi të kufizume.
- Vota për nji homofob osht votë kundër klasës punëtore.
- Vota për nji homofob osht votë kundër barazisë sociale.
E ardhmja e Kosovës nuk mundet me u ndërtu mbi politikanë që kapitalin e tyne politik e ndërtojnë mbi përjashtimin, patriarkatin dhe frikën. Nuk mundet me u ndërtu mbi njerëz që i shohin qytetarët veç si vota dhe të drejtat e njeriut si pengesë elektorale.
Krejt dylberave dhe aleatëve tanë, si qytetarë me të drejtë vote, ju bajmë thirrje mos me i votu kandidatët e listës së maposhtme.
Lista përfshin veç kandidatët që kandidojnë në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 dhe bazohet në të dhëna të dokumentume prej Dylberizm, në deklaratat e tyne publike dhe në veprimet e tyne gjatë legjislaturës së fundit.
Këta kandidatë janë deklaru kundër të drejtës së çifteve të të njëjtit seks për martesë dhe familje; kanë kundërshtu njohjen ligjore të identitetit gjinor; ose kanë përdorë gjuhë fyese, stigmatizuese apo urrejtëse ndaj komunitetit LGBTIQ+ përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
Nëse e din edhe naj kandidat tjetër që s’e kemi përfshi në listë, e që e din se osht homofob –
MOS E VOTO.
AAK
- Besnik Tahiri – 2
- Time Kadrijaj – 3
- Bekë Berisha – 4
- Arber Tolaj – 5
- Albana Bytyçi – 6
- Ramush Haradinaj – 11
LDK
- Vjosa Osmani Sadriu – 1
- Lumir Abdixhiku – 2
- Lutfi Haziri – 5
- Anton Quni – 10
- Valentina Bunjaku Rexhepi – 21
- Ferid Agani – 38
- Besa Gaxherri – 44
- Ekrem Mustafa – 45
LVV
- Zef Morina – 24
- Arijeta Rexhepi – 35
- Labinotë Demi Murtezi – 55
- Shqipe Isufi – 63
- Fitim Haziri – 69
- Avdullah Klinaku – 73
- Fjolla Ujkani – 98
- Alban Bajrami – 102
PDK
- Bedri Hamza – 1
- Mërgim Lushtaku – 16
- Eman Rrahmani – 22
- Visar Korenica – 24
- Shkëlzen Kastrati – 44
- Besa Ismaili Ahmeti – 60
Parti / Koalicione të tjera
- Partia Fjala – 124
- Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 122
- Duda Balje – Socialdemokratska Unija (SDU) – 1
- Artan Berisha – Partia Liberale e Egjiptiane – 4
- Nenad Rashiq – Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 1
- Erxhan Galushi – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 1
- Qazim Rrahmani – Ashkalitë e Bashkuar – 2
- Bahrim Šabani – Koalicija Vakat – 5






