Tu e lexu qitash
As gjatë festave të fundvitit, nuk je vet!

As gjatë festave të fundvitit, nuk je vet!

Fundi i vitit është kryesisht një periudhë e mbushur me emocione të shumëta, reflektime, synime për vitin e ardhshëm, kujtime të bukura, jo të këndshme e shumë përjetime të tjera. Festimet e ndryshme gjatë këtyre ditëve të fundit, po ashtu janë të ngarkuara  emocionalisht, qofshin ato emocione festive apo dhe të tjera.

Disa përjetime, ndjenja, mendime (negative) janë pothuajse universale dhe prekin shumëkë gjithandej botës, si përshembull frika e disbalancit financiar pas shpenzimeve për festa dhe dhurata, mungesa e ngrohtësisë familjare, mënyra e festimit të këtyre festave, krahasimi i mënyres se si ne festojmë me manifestimet ideale që i shohim nëpër rrjetet sociale etj.

Mirëpo për ne, si dylbera, janë edhe disa sfida specifike që festat e fundvitit i sjellin. Shumë dylbera janë të detyruar të kthehen në familjet e tyre biologjike për të kaluar ditët e fundit të vitit bashkë. Fatkeqsisht, familjet në kontekstin tonë shpesh janë vatra të diskriminimit, presioni psiko-emocional, dhunës, shtypjes, ngacmimit etj. ndaj personave LGBTIQ+.

Ndonëse ka persona (queer) që i gëzohen pikërisht këtyre festave sepse kalojnë kohë me të afërmit e tyre, për shumë të tjerë në Kosovë por edhe kudo në botë, “the most wonderful time of the year (periudha më e mirë e vitit) shndërrohet në periudha të pakëndshme të vitit.

Në situata të tilla është mirë të kujdesemi për veten tonë dhe për shëndetin tonë mendor. Shumë psikologë rekomandojnë se si të ballafaqohemi me sfida të shëndetit mendor gjatë festave të fundvitit.

Chris Sheridan, pikoterapist/e queer nga The Queer Therapist  në një intervistë për The Gay Times, iu përgjigj disa nga pyetjeve më të shpeshta nga personat LGBTIQ+ në lidhje me shëndetin mendor gjatë ditëvë të fundvitit:

1. Qysh me kalu mirë me familjen edhe nëse nuk jam i hapur tek ata për seksualitetin tim?

Sheridan sugjeron të vendosni kufinjë në informacionin që do tani ta ndani me anëtarët e familjes tuaj. Duke e theksuar se sa e dhimbshme është fshehja e identetitit, Sheridian sugjeron po ashtu që të identifikoni familjarë që mund të jenë më të hapur dhe të diskutoni me ta. Por, është e rëndësishme të kujdeseni për mirëqenien tuaj dhe mundësisht të zgjedhni situatën më të rehatshme për juve.

2. Qysh me i evitu pyetjet e shpeshta të familjarëve rreth martesës, dashurisë e të tjera?

“Si njerëz LGBTIQ+ shpesh jemi objekt i pyetjeve të papërshtatshme-qoftë për gjininë, seksualitetin apo lidhjeve tona. Megjithatë, nuk e kemi detyrë të ndajmë detaje për të cilat nuk jemi rehat” shprehet Sheridian. Po ashtu, Sheridian sugjeron t’i pranojmë pyetjen me qetësi dhe mos të japim përgjigjje direkt dhe të bazë të rrethanave, mund të lëmë të hapur përgjigjgjen tonë për të lënë hapësirë për familjarët të krijojnë ide rreth identitetit tonë.

3. Qysh me u kujdes për shëndetin tem mendor gjatë kësaj kohe?

Sheridian rekomandon që fillimisht të jemi të vetdijshëm se kjo sezonë festive mund të sjellë probleme me shëndetin mendor. Andaj, Sheridian rekomandon që të gjejmë mënyra që të kujdesemi për veten duke kaluar kohë me vetën, qoftë duke ecur, duke shëtitur, duke lexuar apo/dhe shikuar filma (LGBITQ+) etj. Po ashtu, thekson se është e rëndësishme të mbajmë kontakt virtual me shoqërinë tonë queer dhe mbështetësit dhe të diskutojmë për përjetimet tona edhe në distancë.

Sheridian vë theks edhë në rëndësinë e kërkimit të ndihmës profesionale rreth shëndetin mendor.

Kqyre edhe qito


Ndonëse disa nga këshillat dhe sugjerimet e Sheridian mund të jenë më të përshtatshmë për kontekstin atje, pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pak për kontekstin kosovar, ne besojmë se është mirë që të adaptojmë këto skenare edhë në mirëqenien tonë. Andaj, është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të kujdesemi për veten, të përgjigjemi lehtësisht në pyetjet tendecioze apo të pakëndëshme, të flasim me aleatët dhe familjen tonë queer etj.

Po ashtu, nëse veçse sitauta po del jashtë kontrollit apo ke nevojë të flasësh me një profesionist apo thjesht t’i ndash me dikë përjetimet e tua, mund të flasësh me Linjën e Jetës apo të kërkosh seanca psikologjike pranë organizatave LGBTIQ+ në Kosovë apo kudo që gjendeni.

Kontakti i Linjës së Jetës është 0800 12345, e janë të çasshëm çdo ditë nga ora 14:00-02:00.
Kurse për të kërkuar seanca psikologjike, mund të drejtoheni në CEL Kosova apo CSGD Kosova në Facebook dhe Instagram.

Gëzuar Festat e Fundvitit dhe urojmë që viti 2024 do të të sjellë gjithçka që të përmbush ty!
Nuk je vet!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top