Tu e lexu qitash
“Ma mirë mos me kanë”: Radclyffe Hall dhe dukshmëria e dylberave

“Ma mirë mos me kanë”: Radclyffe Hall dhe dukshmëria e dylberave

Jeta dhe veprat e botuara të autores britaneze Radclyffe Hall (1880-1943) ishin jashtëzakonisht me ndikim për dukshmërinë e dylberave. Romani i saj me fokus tek jeta e lezbikeve, “The Well of Loneliness’’, u botua në vitin 1928 nga botuesi Jonathan Cape, dhe tesksa forcoi statusin e saj si një ikonë queer, romani u ndesh me shumë rezistencë për shkak të portretizimit të marrëdhënieve të të njëjtit seks dhe mospërputhjeve gjinore.

Por, pavarësisht përpjekjeve për të ndrydhë tekstin dhe ndalimin e mëvonshëm të tij fama që mori romani, së bashku me dokumentet e mbijetuar nga gjyqi i turpësisë së tekstit (që u mbajt në Arkivin Kombëtar) dhe korrespondencën e mbajtur në Bibliotekën Kërkimore Cadbury: Koleksione të veçanta në Universitetin e Birmingham, vazhdojnë të ofrojnë dukshmëri më të madhe të personave  LGBTQ+ gjatë historisë.

Kjo përmbledhje po zbulon ndikimin e Hall-it në historinë queer, pengesat me të cilat ajo u përball dhe rëndësinë e  e nxjerrjes në pah të diversitetit brenda arkivave për të ofruar dukshmëri më të madhe të jetëve queer.

Për shkak të reagimeve të ndryshme ndaj romanit të Hall dhe natyrës së gjykimit të turpësisë që ndodhi, informacioni i përfshirë në këtë përmbledhje mund të përfshijë terminologji që nuk përdoren më. Meqë nuk jemi në gjendje të kuptojmë saktësisht se si do të kishin dashur të identifikoheshin individët nga e kaluara, përdoren termet si ‘queer’ dhe ‘LGBTQ+’ si një term ombrellë.

Marrëdhëniet e të njëjtit seks (mes grave) nuk kanë qenë kurrë të paligjshme në Britani. Sipas thashethemeve thuhet se lezbianizmi nuk u kriminalizua pasi Mbretëresha Viktoria refuzoi të besoj se lezbiket ekzistonin. Megjithatë, nuk ishte deri në Aktin e Amendamentit të Ligjit Penal të vitit 1921 që një diskutim në lidhje me ‘Akt[et] e paturpësisë së rëndë mes femrave’  do të ndëshkoheshin ‘në të njëjtën mënyrë si çdo veprim i tillë i kryer nga personat meshkuj’. Pavarësisht disa diskutimeve, marrëdhëniet të të njëjtit seks mes grave nuk u kriminalizuan, pasi shumë deputetë nuk besonin se gratë kishin marrëdhënie seksuale me gra të tjera, ndërsa të tjerë ishin të shqetësuar se një ndryshim i tillë i ligjit do të siguronte dukshmëri të padëshiruar.

Fotografia: Blog National Archives

Radclyffe Hall identifikohet si një ‘invert kongjenital’, një termi përdorur për të përshkruar një individ që është (dhe gjithmonë ka qenë) i tërhequr nga personat e të njëjtit seks. Në vitin 1907 ajo takoi partneren e saj të parë afatgjatë, këngëtaren Mabel ‘Layde’ Batten, dhe më vonë, në 1915, filloi një lidhje me skulptoren Una Troubridge. Hall dhe Troubridge filluan të jetonin së bashku në 1917 dhe ishin së bashku për pjesën tjetër të jetës së Hall.

Autorja ka pasur një sërë marrëdhëniesh gjatë kësaj kohe, duke përfshirë këngëtaren Ethel Waters dhe infermieren e Hall-it, Evguenia Souline. Letrat e dashurisë të Souline të mbajtura në Bibliotekën Kërkimore të Cadbury ofrojnë njohuri të mëtejshme mbi seksualitetin dhe identitetin gjinor të Hall-it, si dhe fotografitë e autores. Hall firmoste letra si ‘John’ dhe për pjesën më të madhe të jetës preferonte më shumë stilin mashkullor. Studiuesit kanë argumentuar se këto tregojnë se si Hall është ndjerë rehat me seksualitetin e saj dhe paraqitjen jo-normative gjinore.

Fotografia: Blog National Archives

Botuar në vitin 1928, romani i Hall “The Well of Loneliness” eksploron betejat e Stephen Gordon, një gruaje mashkulloree klasës së lartë që pajtohet me gjininë e saj, seksualitetin e saj dhe vendin e saj në shoqërinë viktoriane. Është e mundur që historia e Stephen mund të ketë qenë pjesërisht autobiografike, ndërsa njëkohësishtdukshëm është ndikuar nga shfaqja e hulumtimit të quajtur seksologji.

Studimi shkencor i seksualitetit njerëzor, seksologët hulumtuan atë që ata e konsideronin si sjellje dhe dëshira seksuale jo normative. “Sexual inversion” ishte termi i përdorur për të përshkruar dëshirat e të njëjtit seks dhe kështu homoseksualët u quajtën “të përmbysur”. Vetë Hall e përshkroi “The Well of Loneliness” si “romani i parë i gjatë dhe shumë serioz tërësisht mbi temën e përmbysjes seksuale”, dhe seksologu britanik Havelock Ellis dha një koment për botimin e parë të tekstit.

“The Well of Loneliness” ishte padyshim i pari i llojit të tij – një roman britanez e për lezbike, dhe për këtë arsye është bërë i famshëm. Vetëm shtatë vjet pas diskutimeve në Parlament për ekzistencën e marrëdhënieve lezbike, teksti kërkoi të ofronte dukshmëri për individët LGBTQ+ në një shkallë të gjerë, veçanërisht për gratë queer.

Pavarësisht nga përmbajtja e tij potencialisht e diskutueshme, shumë komente të romanit të Hall ishin lajkatare. Revista Country Life shkroi se “Të pjekurit, të zhyturit në mendime dhe mendjehapësia do të gjejnë në të shumë ushqim për reflektim, një dritare që jep të kuptuarit dhe një studim psikologjik të thellësisë dhe ndjenjën e fuqishme”, dhe Daily Herald vuri në dukje se Hall ‘i kishte dhënë letërsisë angleze një studim të thellë dhe emocionues të një problemi të thellë dhe të prekshëm’. Por jo të gjithë ndiheshin kështu për “The Well of Loneliness”.

Fotografia: Blog National Archives

Në gusht të vitit 1928, moralisti James Douglas, redaktor i The Sunday Express, nisi një sulm të ashpër ndaj Hall dhe romanit të saj. Në një artikull editorial të titulluar “A Book That Must Be Suppressed”, Douglas e konsideroi romanin si “një zemërim të patolerueshëm – zemërimi i parë i këtij lloji në kronikat e letërsisë angleze” (DP 1/88) dhe argumentoi se “zgjuarësia e librit epërforcon rrezikun moral…Libri duhet të largohet menjëherë. Shpresoj se autorja dhe botuesit do ta kuptojnë se kanë bërë një gabim të rëndë dhe do të bëjnë pa vonesë gjithçka që është e mundur për ta rregulluar atë” (PD 1/88). Douglas më pas i bëri thirrje Sekretarit të Brendshëm, Vikont George Cave, të vepronte në rast se Hall dhe botuesit e saj nuk do të vepronin.

Në vend që të ndalonte botimin, Jonathan Cape i dërgoi një kopje të romanit Sekretarit të Brendshëm me shpresën se ai do të njihte rëndësinë e tij letrare dhe do të pranonte mungesën e turpësisë brenda tij. Megjithatë, Viskonti Cave e informoi Cape se mendonte se do të ishte ‘shumë e dëmshme për interesin publik’ nëse do të vazhdonin botimin dhe kërkoi që ata të ndërprisnin menjëherë, ose të përballeshin me akuza penale. Botimi ndaloi për një moment ndërsa Jonathan Cape i dha fshehurazi të drejtat shtëpisë botuese franceze Pegasus Press. Polemika e romanit në shtyp kishte tërhequr vëmendjen globale dhe kërkesa po rritej vazhdimisht. Por kjo nuk kaloi pa u vënë re dhe më 3 tetor 1928 u lëshua një urdhër për sekuestrimin e dërgesave të tekstit. Si rezultat, qindra kopje u morën dhe më vonë u shkatërruan.

Më 9 nëntor 1928 do të pasonte një Gjyq për turpësi. Autorët dhe krijuesit e tjerë u zemëruan me veprimet e qeverisë dhe e mbështetën publikisht Hall-in dhe romanin e saj. Disa ditë përpara gjyqit, avokatët e Hall dërguan një letër duke detajuar mbështetjen e May Sinclair, E M Forster, Virginia Woolf dhe Leonard Woolf, etj, .

Kqyre edhe qito

Shumë fytyra të famshme ishin të pranishme në gjykatë – siç ishte edhe vetë Radclyffe Hall. Por ajo nuk foli, sepse nuk ishte ajo në gjyq – por romani i saj. Hall nuk donte që mbrojtja të mohonte përmbajtjen për lezbike në tekst, por donte që fokusi të ishte në meritën letrare dhe rëndësinë e librit.

Fatkeqësisht, Gjykatësi i lartë e pa meritën letrare të romanit si të parëndësishme dhe më 16 nëntor 1928 urdhëroi që të shkatërrohej “The Wall of Loneliness”. U raportua se Hall ishte shkatërruar dukshëm nga rezultati. Hall dhe botuesi i saj kërkuan shpejt të apelonin vendimin, por vendimi fillestar u la në fuqi.

Një gjyq i ngjashëm do të zhvillohej menjëherë në SHBA, por gjykata vendosi në favor të romanit “The Well of Loneliness”, ku vazhdoi të ishte jashtëzakonisht popullor. Pavarësisht polemikave rreth romanit, dokumentet e mbajtura në Qendrën Harry Ransom zbulojnë mbështetjen e pamasë që Hall mori nga lexuesit e frymëzuar, shumë prej të cilëve lidheshin me hallet e Stephen Gordon. Një korrespondent shkroi se si “Më ka bërë të dëshiroj të jetoj dhe të vazhdoj… E zbulova veten në Paris dhe e kisha frikë këtë gjë që e konsideroja abnormale” .

Megjithatë, do të kalonin pothuajse 20 vjet – gjashtë vjet pas vdekjes së Radclyffe Hall në 1943 – para se “The Well of Loneliness” të botohej sërish në Britani.

Edhe sot e kësaj dite, teksti mbetet një nga romanet më të famshme lezbike, por nuk i ka shpëtuar kritikave të mëtejshme. Ndonëse progresiv për kohën e tij, përshkrimi i Hall-it i Stephen Gordon-it ‘të përmbysur’ është kritikuar për portretizimin e tij negativ të lezbianizmit, përshkrimet e tij dëshpëruese dhe të pashpresë të jetës queer dhe përfaqësimet e tij binare të seksualitetit dhe gjinisë. Megjithatë, duke marrë parasysh mungesën e dukshmërisë në atë kohë për gratë queer dhe komunitetin LGBTQ+ në përgjithësi, ‘The Well of Loneliness’ ishte padyshim një pikënisje vendimtare.

Është gjithashtu e rëndësishme të pranohet se ka ende probleme në lidhje me dukshmërinë për personat LGBTQ+, në zbulimin e historive queer dhe për individët LGBTQ+ sot. “The Well of Loneliness” dhe dokumentet arkivore në lidhje me Radclyffe Hall padyshim ofrojnë dukshmëri. Por ndikimi i Hall-it si një autore e shquar e klasës së mesme, si dhe natyra publike e identitetit të saj, janë ato që na mundësojnë ta hulumtojmë atë sot. Pa të njëjtat privilegje si Hall, shumë individë LGBTQ+ nga e kaluara do të kishin ruajtur seksualitetin ose identiteti në sekret për shkak të qëndrimeve kulturore të kohës. Kështu, fatkeqësisht, jeta e shumë njerëzve queer mbetet e fshehur.

Artikulli është publikuar në Blog.nationalarchives dhe u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top