Tu e lexu qitash
Sot Dylberizm feston ditëlindjen e 6-të!

Sot Dylberizm feston ditëlindjen e 6-të!

Jemi shumë të lumtun/a që ju kemi të gjithë/a juve në këtë rrugëtim! Një grup i aktivistëve queer filluan vullnetarisht Dylberizm-in në vitin 2018, si nevojë urgjente për përfaqësimin dinjitoz të çashtjeve queer, për informimin dhe edukimin e shqiptarëve mbi seksualitetin dhe gjininë, për të mobilizuar dylbera e aleatë kundër shtypjes e urrejtjes, dhe për tu bo hapsina e sigurt për me ju tregu të tjerëve që munesh me konë #EdheShqiptarEdheDylber.

Me ni ekip të dedikum që punon çdo ditë, me aleatë të shumtë që iu bashkohen kauzën tonë, Dylberizmi ka me vazhdu ma fortë se kurrë me qenë ombrella e krejt shqiptarëve gej, lezbike, biseksualë, transgjinorë, aseksualë, interseks, me gjini jo-binare, androgjenë, dhe të gjithë shqiptarëve tjerë që nuk i takojnë shumicës heteroseksuale/cis-gjinore.

Falemnderit Kasi, Xhejlane, Erand, Vezire, Zhaklin, Mirud, Xheni dhe Edlira për mesazhet e dashnisë dhe përkrahjen e juj!

Na vazhdojmë me luftu për të mirën e përbashkët edhe me i tregu krejtve që #DylberatAreTakingOver!

Kqyre edhe qito
Albin Kurti - Prishtina Pride

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top