Rinesa ka nevojë për përkrahjen tonë – t’i rrimë pranë.
Ka kalu ma shumë se një vit qysh kur artistja Rinesa Qeriqi e njohun me emnin artistik Rinesance, ndau publikisht se ishte diagnostiku me një tumor agresiv në tru.
Për shumë njerëz në komunitetin queer, Rinesa njihet jo veç si artiste, por edhe si një za i rëndësishëm që përmes jetës dhe muzikës së saj ka kriju hapësinë për dukshmëni, përkatësi dhe shpresë.
Gjatë kësaj periudhe, Rinesa ka kalu tri cikle të trajtimit me rrezatim. Sëmundja dhe trajtimet kanë lanë pasoja të mëdha në shëndetin e saj. Ajo ka humb shumicën e funksionit në anën e majtë të trupit, ndërsa edhe shikimi i saj osht përkeqësu ndjeshëm, duke e ba të vështirë kryerjen e aktiviteteve ma të zakonshme të përditshmënisë.
Familja e saj ka nda një lajm ku tregon se rezultatet e rezonancës së fundit magnetike kanë tregu se tumori osht rritë dhe osht përhapë. Si pasojë, Rinesa pritet me fillu kimioterapinë gjatë këtij muaji.
Kjo fazë e re e trajtimit sjell sfida të reja, si për shëndetin e saj, ashtu edhe për gjendjen financiare të familjes. Përveç kostove të trajtimeve dhe medikamenteve, vazhdojnë me u rritë edhe shpenzimet e përditshme të jetesës dhe kujdesit që i nevojitet gjatë kësaj periudhe.
Për këtë arsye, osht hapë një fushatë donacionesh për me e ndihmu Rinesën. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, mundet me ba dallim.
Solidariteti që i osht tregu deri më tani ka qenë jetik për të dhe familjen e saj. Tash, ndërsa ajo përgatitet për një tjetër betejë të vështirë, le të bohemi bashkë për me ia kujtu se komuniteti i saj osht këtu, pranë saj, në çdo hap.
Nëse keni mundësi, mundeni me kontribu në mbledhjen e fondeve dhe me e nda atë me të tjerët.
Donacionin tuaj për Rinesën mundeni me e ba përmes këtij linku.






