Protestë kombëtare – vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare
Një grua kërkoi mbrojtje. Tri ditë ma vonë, u vra.
Arlinda Zekaj i kishte shkru prokurores në Pejë, tu kërku masa urgjente dhe hetim ndaj zyrtarëve që kishin dështu me e mbrojtë. Natën e vrasjes, policia ishte njoftu për dhunë në familje. Pak ma vonë, ajo u gjet pa shenja jete. I dyshuari për vrasjen, kunati i saj, gjendet në arrati.
Sa gra duhen me u vra derisa institucionet japin llogari? Sa herë duhet me kërku ndihmë një grua, para se dikush me e marrë seriozisht rrezikun që i kanoset?
Nuk pranojmë me jetu në nji shoqni ku gratë duhen me u tutë për jetën e tyne, ndërsa institucionet e kalojnë përgjegjësinë prej njanës te tjetra. Nuk pranojmë që dhuna ndaj grave me vazhdu, e na me u kthy n’shpi e me pritë viktimën e radhës.
Qëndrojmë përkrah luftës feministe kundër patriarkatit, dhunës dhe institucioneve që dështojnë me i mbrojtë gratë. Kur grave u merret jeta, revolta osht e domosdoshme.
I bashkohemi thirrjes së Kolektivi Feminist për protestë kombëtare. Të mërkurën, të enjten, të premten e ditëve në vijim, dalim në rrugë dhe bllokojmë institucionet. Ka ardhë koha që ky shtet me dhanë llogari.
Nisemi prej sheshit Zahir Pajaziti drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë e deri te Qeveria.
DREJTËSI PËR GRATË E VRARA.
