Ndahet nga jeta artistja Rinesance
Me dhimbje të madhe po e ndajmë lajmin për humbjen e Rinesës.
Rinesa ishte ikonë për krejt neve, nji frymëzim e nji kujtim i gjallë se sa shumë guxim duhet me pasë për me qenë vetvetja n’nji botë që vazhdimisht mundohet me na tregu qysh duhet me qenë.
Për shumë prej nesh, prania e saj ishte ma shumë se kaq. Ishte nji kujtim se mundemi me jetu ma lirshëm, me dashtë pa frikë e me ekzistu pa kërku falje për atë që jemi. Me guximin e saj, Rinesa la gjurmë në komunitetin tonë dhe u dha zemër shumë njerëzve që ende po mësojnë me e pranu e me e dashtë veten.
Sot na mbetet malli për të, kujtimet që i kemi dhe krejt ajo që na la pas. Rinesa ka me vazhdu me jetu në secilin prej nesh që e pa veten tek ajo, që u frymëzu prej saj e që, përmes saj, jemi ndje që s’jena vetë.
Kurrkush nuk e thotë ma mirë se kjo thanje e saj, e ndame me Dylberizm në vitin 2020.
” Osht ndjenjë shumë e mirë me e njoftë veten ma mirë e me u lidh ma shumë me vetën. Inkurajoj krejt me kalu ma shumë kohë vetëm, larg njerëzve toksikë e ndikimeve negative. Pritjet e tjerëve kanë ndiku shumë në mënyrën qysh e shoh veten, po tash i kom pajtu krejt pjesët e mia dhe s’kom ma frikë me pa veten qysh jom në të vërtetë.”
U prehsh në paqe, Rinesa. Ke me na mungu përjetë.






