Rinesa Qeriqi është vajza që të gjithë e njohim si Rinesance, tash e sa vite në profilin e saj unik në Instagram. Nëse nuk e keni njohur më parë, ju do të dëgjoni për të shumë shpejtë ngase Rinesance vjen për të rrëmbyer vëmendjen e të gjithë adhuruesve të muzikës Hip Hop dhe RnB.
Rinesa është vajzë nga Prishtina e cila jeton në Kanada tash e disa muaj. Që prej moshës së re ajo ka modeluar për kampanja të ndryshme, ka pasur role të ndryshme në aktrim ku përfshihet edhe personazhi queer i Leas në videoklipin e Alban Skenderaj.
Por talenti i saj në muzikë është i jashtëzakonshëm. Rinesance në profilin e saj në YouTube ka postuar remakes të “Jocelyn Flores” nga XXXTentacion dhe “LuvLuv” nga MC Kresha, si dhe një freestyle personal “Rinesance”, të cilat video kanë kaluar 500,000 shikime për më pak se 3 muaj.
Rinesance identifikohet hapur si lezbike dhe përmes Dylberizm thotë: “Së fundmi kam reflektuar shumë mbi veten sepse kam pasur shumë kohë për ta bërë, larg nga gjithçka dhe çdokush që njohë, dhe jam pjekur shumë. Është ndjenjë shumë e mirë të e njohësh vetën më mirë dhe të lidhesh më shumë me vetën. Inkurajoj të gjithëve të kalojnë më shumë kohë vetëm dhe të i ndërprejnë ndjenjat negative nga njerëzit toksik. Të jetuarit në Prishtinë çdo ditë të jetës sime dhe të përjetosh çdo ditë të njëjtën gjë, pritjet e njerëzve nga unë kanë pasur shumë ndikim në mënyrën se si e shoh veten, por unë e kam arritë të i mbajë bashkë pjesët e mia dhe tani nuk jam e frikësuar të e shoh vetën time ashtu siç jam me të vërtetë”.