Tu e lexu qitash
Thirrje e hapur për Flea Market

Thirrje e hapur për Flea Market

po rikthehemi te Kafet e Rakisë edhe këtë vit për edicionin e katërt të pazarit të hapun (flea market), vendi ku gjithmonë e kemi pasë hapsirën me kcy, me u shoqnu, me ngu muzikë edhe me u knaqë. të dielën, më 6 shtator, po mbledhemi prapë për me festu e me nda gjësende të vlefshme e të veçanta me njana/njani-tjetrën/tjetrin.

kush mundet me na u bashku:

artistë, krijues dhe çdo kush që ka diçka t’veçantë për me nda. prej teshave, bizhuterive, librave, artit, krijimeve të punume me dorë, deri te gjësendet vintage që po kërkojnë nji shpi t’re, kjo osht mundësia juj për me u bo pjesë e pazarit. edhe nëse veç sa ja ke nisë, apo je moti krijues, ose thjesht doni me nda diçka me komunitetin, ky osht momenti yt.

sigurohuni me apliku përmes vegzës jo ma vonë se më 25 gusht!

shihemi së shpejti!

****

we’re heading back to Kafet e Rakisë for the fourth edition of our Flea Market—a place where we’ve always found space to dance, hang out, listen to music, and simply enjoy being together. on Sunday, September 6, we’re gathering once again to celebrate and share meaningful, one-of-a-kind treasures with one another.

who can join?

artists, makers, creatives, and anyone with something special to share. from clothes, jewelry, books, and artwork to handmade creations and vintage finds looking for a new home—this is your chance to be part of the market. whether you’re just starting out, have been creating for years, or simply want to share something with the community, we’d love to have you with us.

make sure to apply through the link, no later than August 25 to secure your spot!

see you soon!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top