Me Rinesën, për artin dhe jetën e saj

Artistja Rinesa Qeriqi, e njohun me emrin artistik Rinesancë, ka njoftu se osht’ tu u përballë me nji tumor në tru që po ia rrezikon jetën. Përmes nji postimi n’profilin e saj n’Instagram, Rinesancë ka njoftu të martën që deri tash i ka kalu dy ndërhyrje kirurgjike në Toronto, Kanadë ku osht’ tu jetu dhe ku për momentin osht’ e vendosun në rehabilitim intensiv.
Rinesancë osht’ njo prej artisteve queer ma t’dashtuna në komunitetin tonë, e cila osht’ tu studiu art dhe dizajn në kolegjin George Brown në Toronto, ku përveç studimit, ajo po krijon artin e vet muzikor tu vazhdu me na sjellë muzikë origjinale hiphop. Për momentin, Rinesës i osht’ dashtë me i ndalë t’gjitha aktivitetet e saj për me u përqendru në shërim.
‘‘Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka osht’ bekim n’vete për mu edhe po e shoh si motiv për me e kalu edhe kët’ sfidë e me ju kthy muzikës qashtu qysh di unë’’ – njoftoi Rinesa n’postimin e saj.
Me që deri tash Rinesancë na ka beku me artin edhe dylberizmin saj, tu e përdorë platformën e vet për me i thy barrierat n’art e shoqni, ky osht’ momenti ma i mirë që na me ja kthy kontributin e saj tu e mbështetë kolektivisht në ktë sfidë.
Sot, ndër të tjera, osht’ e rëndësishme që përpos me e mbështetë në çfarëdo forme shërimin e saj, njashtu edhe me e mbështetë edhe muzikën e saj tu ja shpërnda e tu e ngu ma shumë.
Si platformë e dylberave, ne qëndrojmë në solidaritet me Rinesën dhe familjen e saj dhe ju ftojmë t’gjithve me kontribu n‘çfarëdo forme në shërimin e saj.
Nji thirrje për kontribut financiar në mbulimin e shpenzimeve tejet të shtrenjta osht’ hap dhe mundeni me e gjetë këtu. Nëse munesh, dhuro ose s’paku shpërndaje këtë thirrje për përkrahje.
Poashtu, dëgjojeni dhe shpërndajeni muzikën e Rinesancës, n‘vazhdimësi rikujtojani se nuk osht’ vet dhe na ka krejtve mbrapa.
Me Rinesën deri në shërim të plotë.