1 maji: Marshojmë për çlirim

Këtë 1 maj, po dalim n’rrugë sepse dylberat, gratë, punëtoret/ët, studentet/ët, dhe t’gjithë të shtypunit nuk munden me mbijetu nën nji sistem që përfiton nga shfrytëzimi jonë.

Dita ditës, kapitalizmi po na shtyn ma thellë n’krizë përderisa çmimet po rriten, pagat kanë ngecë e shërbimet publike janë në kolaps. Për dylberat, dhuna osht’ dyfish ma e madhe. Nuk ka kujdes shëndetësor për transgjinorët. Nuk ka strehimore për ata/ato që i dhunojnë e dëbojnë prej shpive t’veta veç pse jonë dylbera. Dylberat bojnë jetë të dyfishtë, të detyrum me u fsheh n’vendet e punës, familje dhe rrugë për me i mbijetu presionit të nji shoqnie që lyp heteroseksualitet dhe kondo që nuk e performon atë e dënon me dhunë dhe përjashtim.

Depresioni, vetmia, izolimi – kto janë realitete t’përditshme të prodhume jo nga “problemet personale”, por nga dhuna e nji sistemi që ka nevojë na me konë të padukshëm që me e mbajtë veten gjallë.

Përderisa sistemi thellon krizën e vet, ai na godet hala ma ashpër. E kemi pa edhe n’Kosovë: ngritja e forcave të së djathtës ekstreme që sulmojnë hapun jetën e dylberave e grave, deputetët që përdorin gjuhën e urrejtjes brenda Kuvendit, partitë politike që i kthejnë zgjedhjet në platforma për promovimin e dhunës anti-queer.

Kjo nuk o rastësi. Fashizmi rritet për me mbrojtë kapitalizmin. Homofobia rritet për me e mbrojtë patriarkatin. Sa ma shumë që shfrytëzojnë punën tonë dhe e vjedhin t’ardhmen tonë, aq ma shumë mundohen me na përça, me na demonizu, me na heshtë.

Çlirimi queer nuk mundet me ndodhë pa çlirimin e punëtorëve/eve. Çlirimi i punëtorëve/eve nuk mundet me ndodhë pa i çmontu strukturat që përfitojnë nga shtypja jonë.

Na bashkohuni me 1 maj, në ora 12:00, në sheshin Skendërbeu, Prishtinë. Qëndrojmë n’solidaritet me çdo punëtorë/e që lufton për dinjitet dhe marshojmë për me i rezistu sistemit që po na eksploaton.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top