Tu e lexu qitash
GIMI na i qiti t’zezat me kangën “RUDE” 

GIMI na i qiti t’zezat me kangën “RUDE” 

Na e qiti flakën GIMI sivjet! Mas suksesit me “I LIKE U”, artisti kosovaro-danez ka dalë me nji kangë tjetër, paralajmëruese e albumit ma t’ri që ka me dalë së shpejti n’treg. 

Në frymën e njejtë verore që na e ka dhonë ‘‘I LIKE U’’, ‘‘RUDE’’ eksploron intimitetin queer n’mnyrën që s’jemi msu gjithmonë me e ni prej artistave t’ri. Kanga e qet n’pah krejt kaosin e dëshirës për ata që e dimë që nuk ishim dashtë me e dashtë, por prapë e lypim. “RUDE” ka dalë dje (më 2 prill) bashkë me nji videoklip që është krejt si intimiteti që s’e ndajmë me kërkon tjetër – edhe ma intime sesa kishim mujtë me e paramendu. 

I pasjellshmi, i mrapshti, i ashpri osht’ ai që e plotëson “kushtin” e “RUDE”. Por, mbi të gjitha ‘‘RUDE’’ osht’ ai djali që t’then e t’lëndon edhe e n’t’njejtën kohë kallësh mas tij. 

“Why do I want you / When you’ll break me in two? / Pse po t’du / Kur e di që ke me m’nda n’dy?” thotë teksti i ‘‘RUDE’’, tu na e qit n’pah krejt ato dëshira t’fshehta që i kem për me u bo bashkë me njerëz toksik që e dijmë që kanë me na lëndu n’fund. 

Me bas t’ultë, beat që t’shkun e vargje që janë secila ma puthje e ndalume se tjetra — tensioni i kësaj kange kulmon n’videoklip: provokus, i ngjeshun n’dominim e nënshtrim, ku nuk e dallon ma kush po udhëheq e kush po lyp edhe ma shumë. Nuk ish kon spot i GIMI-t nëse nuk na e kish dhonë këtë ndjenjë. Si gjithmonë, GIMI osht i guximshëm me i trajtu çashtjet queer qashtu qysh përjetohen, pa filtera. Për qato, GIMI e ka vendin e vet në kulturën pop që shumë shpejt ka me mrri maja t’reja. 

Kto e dëshmon edhe premiera e spotit ‘‘RUDE’’ e cila u bo përmes revistës prestigjioze queer KALTBLUT. Përveç kësaj, GIMI ka me e debutu kangën live në performancën e tij në SPOT Festival n’Danimarkë, që ka me u majt më 3 maj. 

Kjo kangë, ky spot e kjo performancë na e tregon shumë qartë – që ky album që po vjen ka me na kallë pa mëshirë.

Juve po ju lojmë me pyetjen e thjeshtë që na e bon GIMI përmes ‘‘RUDE’’ : “Why do I like them rude?/ Pse i du t’ashpër?”. 

Përgjigjen majeni për veti 😉

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top