Tu e lexu qitash
Mblidhe shoqninë, se këtë t’premte PQF po vjen n’Tiranë 

Mblidhe shoqninë, se këtë t’premte PQF po vjen n’Tiranë 

Këtë të premte, me 7 gusht, Prishtina Queer Festival rikthehet n’Tiranë me një pre-party për me festu veten tonë, ditët e gjata të verës, mbylljen e sezonit të parë të Frekuencës, revolucionin e flamingove dhe, mbi të gjitha, për me e marrë një shije të vogël të asaj që na pret në edicionin e sivjetmë të Prishtina Queer Festival.

Bashkë me klubin Frekuencë, po e sjellim për herë të parë në Tiranë Byron Yeates, DJ dhe producent me bazë në Berlin dhe një prej emrave më entuziast të skenës bashkëkohore të muzikës elektronike në kulturën queer. Yeates është themelues i Radiant Records, bashkëthemelues i La Noche dhe rezident në Adonis (Londër), Power Dance Club dhe Refuge Worldwide (Berlin), si dhe ka performuar në hapësira ikonike si Panorama Bar, Bassiani, Fold dhe Nowadays. Setet e tij janë po aq lozonjare sa edhe emocionale, duke e çuar përpara trashëgiminë queer të muzikës elektronike përmes ritmeve që të ftojnë me u çliru.

E natyrisht, një natë si kjo s’ka kuptim pa artistët tanë lokalë. Mbrëmjen e hapin Leo dhe Irma në oborrin e Frekuencës, ndërsa Nica2Cica dhe Bunny the Bug e marrin skenën e brendshme bashkë me Byron Yeates.

E kur veç jeni aty, mos e humbni rastin me i ble biletat me zbritje për CHOKE HOLE, spektaklin e parë të mundjes drag që po vjen në Kosovë në kuadër të Prishtina Queer Festival me 5 shtator.

Na gjeni të premten, më 7 gusht, në Frekuencë, prej orës 20:00. Biletat për këtë natë shiten vetëm te hyrja. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top