Tu e lexu qitash
Dylberizm përgjatë vitit 2023

Dylberizm përgjatë vitit 2023

Përgjatë vitit 2023, Dylberizm vazhdoi aktivizmin në shpërndarjen e informatës queer në gjuhën shqipe në hapësira publike dhe dixhitale. Pas pesë viteve angazhim vullnetar, Dylberizm këtë vit e vazhdoi punën si Organizatë Jo-Qeveritare, vendim i cili krijoi kushte për shtjellim më të thellë të çështjeve queer. Kështu duke u zgjeruar në ekip dhe në përmbajtje. 

Më poshtë i gjeni disa nga materialet,  aktivitetet dhe ngjarjet më të rëndësishme të Dylberizm gjatë vitit 2023:

Muaji shkurt, Muaji i Historisë Queer vazhdoi të shënohet nga Dylberizm me përgatitjen e materialeve të cilat nderojnë jetët queer nga rajoni e bota. U publikuan storie të rezistencës që  kanë hapur rrugën për të gjithë ne, ndërsa vazhdojmë të bëjmë histori.

17 majin, Ditën Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, Dylberizm e shënoi përmes një aksioni rrugor që iu dedikua çështjeve transgjinore, më saktësisht grave transgjinore të cilat vazhdojnë të jenë më të cenuarat, duke mos gjetur mbështjetje e as siguri as në rrethet e tyre më të ngushta. Mbishkrime si: “Dheze Motër”, “Siguri për gratë trans”,  i gjeni ende nëpër rrugët e Prishtinës. Thirrjen e plotë mbi këtë aksion mund ta gjeni këtu


Aksioni tjetër rrugor nga Dylberizm u bë në gusht me transformimin e mbishkrimit homofobik “Ki** the Gays” në “Kiss the Gays” në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duke dërguar mesazh se çdo rrugë duhet të jetë e sigurtë për secilin dylber në Kosovë.

Muajin e Krenarisë, Dylberizm e shënoi  me prodhimin e materialeve të shumta queer,  me vëmendje të veçantë në aktivitetet e Javës së Krenarisë në Prishtinë dhe kryeqytetet e rajonit

Gjatë muajve të verës, Dylberizm punoi në kurimin eprogramit të edicionit të parë të Prishtina Queer Festival i cili u organizua në datat 1, 2 dhe 3 shtator. Festivali këtë vit kishte për qëllim promovimin e kulturës shqiptare queer përmes ngjarjeve kulturore dhe artistiketë cilat përfshinin muzikë, performanca, publikim, shfaqje filmash dhe pazar queer. 

Përgjatë festivalit, Dylberizm në bashkëpunim me Lirindja publikoi botimin “Trans në Kosovë: Një histori e pakryer” një përmbledhje e historisë së shënuar të transgjinorëve në Kosovë. Botimi vazhdon të jetë në shitje dhe mund ta gjeni në Bubble Pub, Librarinë Dukagjini, dhe Project Space.

Nga 13-19 nëntor, u shënua Java e Ndërgjegjësimit Transgjinor ku u publikuan artikuj të ndryshëm rreth çështjeve transgjiore, me fokus në thirrjet e hapura për ngritje të fondeve nga çikat transgjinore nga Kosova të cilat filluan tranzicionin, shpenzime të cilat nuk mbështeten nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ju mund të ndihmoni përmes kësaj vegze.

Duke u solidarizuar me luftën e popullit palestinez për liri dhe mbijetesë, Dylberizm, ashtu si në vitet e kaluara, vazhdoi të informoj audiencën për shtypjen e palestinezëve dhe për fushatat e shpërlamjes rozë të shtetit aparteid të Izraelit

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër, Dylberizm vazhdoi të jetë hapsirë e sigurt për gjithë dylberat shqiptarë, të cilët vazhduan të ndajnë historitë e tyre jetësore përmes rubrikës tonë Ndaje Storien Tone

Vazhdojmë me luftimin e homofobisë dhe transfobisë edhe në 2024. Bashkohuni!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top