Tu e lexu qitash
Fotografi çiftesh trans shfaqin bukurinë e komunitetit queer në Brazil

Fotografi çiftesh trans shfaqin bukurinë e komunitetit queer në Brazil

“Në anën tjetër, në mes dhe përtej”quhet projekti i artistes braziliane Camila Falcão, e cila ka fotografuar persona transgjinorë brazilianë, duke shfaqur diversitetin dhe bukurinë e komunitetit queer në Brazil, një ndër shtetet me numër më të lartë të vrasjeve të personave trans në botë.

Gjatë qeverisjes së presidentit fashist Jair Bolasonaro, një “homofob krenar” i vetë-deklaruar, nga viti 2019 deri në vitin 2022, një spektër i dhunës anti-trans ka qenë në rritje.

Në vitin 2020, 22 njerëz trans dhe me gjini jokonforme u vranë në shtet – vetëm São Paulo pa më shumë vrasje, me 29 njerëz trans të vrarë.

Në përgjithësi, 2020 ishte një nga vitet më vdekjeprurëse për njerëzit trans në Brazil që nga fillimi i regjistrimit, me një person trans që vritej çdo dy ditë në një vend prej 211 milion banorë.

Për këtë, rezistenca e komunitetit queer vazhdon të jetë revolucionare. Projekti “Në anën tjetër, në mes dhe përtej” i artistes Falcão  është “një projekt për dashurinë, besimin dhe bashkëfajësinë, për familjet që krijojmë gjatë gjithë jetës”.

“Kam katër vjet që fotografoj persona trans brazilian për projektet e mia ‘Abaixa Que é Tiro’ dhe ‘Onika’. Përgjatë fotografimit, rashë në kontakt me shumë shtresa të komunitetit LGBTQI+ (pjesë e të cilit jam dhe unë) që nuk e dija se ekzistonin deri atëherë, veçanërisht me  personat trans.” thotë artistja në përshkrimin e kësaj ekspozite.

“U informova edhe për  numrin e madh të vetëvrasjeve, sidomos të burrave trans. ose se si disforia mund të luajë me mendjen e dikujt, kjo është diçka që nuk do të arrij ta kuptoj kurrë plotësisht si një grua cisgjinore. Në anën tjetër të tjerët më magjepsën, kur kuptova që Onika (një grua trans që e kam dokumentuar prej dy vitesh) nuk po e fsheh më penisin e saj gjatë gjithë kohës dhe e vërejta që kjo është një lëvizje mes disa personave trans, e njëjta gjë me disa trans djem që janë krenarë për vaginat e tyre dhe gjithashtu që mund të përjetojnë procesin e lindjes, por me të vërtetë ajo që më bëri përshtypje ishin jobinarët dhe stili i tyre i jetesës, veçanërisht se si ata lidhen me njëri-tjetrin/njëra-tjetrën.”

Kqyre edhe qito

Përmes fotografimit, artistja thotë se ka vërejtur ekzistencën e një zinxhiri lidhjesh dhe marrëdhëniesh mes tyre kur filluan t’u sugjeronin miqve të fotografoheshin dhe donin të fotografoheshin me ta. 

“Ata kanë zinxhirë dashurie të krijuar për të mbështetur njëri-tjetrin/njëra-tjetrën në mënyrat më të ndryshme, nga ndihma emocionale e deri te strehimi dhe paratë. E fokusova projektin pikërisht në këtë, duke i portretizuar në çifte dhe duke i përsëritur personazhet më vonë me njerëz të tjerë e kështu me radhë. Ndjej se në këtë pikë, pasi kam fotografuar më shumë se 60 persona trans, 2 vite duke dokumentuar Onikën dhe muaj në këtë projekt, kam fituar besimin e komunitetit trans, është kënaqësi që puna ime të njihet deri në pikën nga vetë komuniteti. Që ata vetë më ndihmuan për ta realizuar, dhe pasi ky është një projekt për dashurinë dhe bashkëndjesinë, besimi është një përbërës kryesor” tha në fund artistja.

Artikulli u publikua në PhMuseum dhe u perkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top