Tu e lexu qitash
Bashkë për çikat trans

Bashkë për çikat trans

Në një botë ku pranimi dhe mbështetja ende nuk janë të mirqena, procesi i tranzicionit mund të jetë financiarisht dhe emocionalisht sfidues. Megjithatë, në Kosovë, një numër në rritje i grave trans kanë gjetur një fije shprese në platformat për grumbullim të fondeve siç është GoFundMe.
Falë këtyre rrugëve alternative çikat tona po arrijnë të sigurojnë ndihmë financiare, por gjithashtu këto platforma kanë krijuar një ndjenjë bashkëpunimi dhe njerëzimi, duke krijuar një rrjet të fuqishëm të mbështetjes për ata që kanë nevojë.

Përveç platformës GoFundMe, mundësi për të ndihmuar çikat trans në thirrjet e tyre për ngritje të fondeve është edhe përmes Bubble Pub. Lokali i vetëm queer në Prishtinë, organizon mbrëmje speciale me muzikë dhe performanca drag, ku pjesëmarrësit mund të ndajnë të holla të cilat shkojnë për të gjitha proceset e tranzicionit për personat trans që kanë filluar tranzicionin. 

Në Kosovë, personat transgjinorë ballafaqohen me pengesa të mëdha gjatë tranzicionit të tyre. Problemet financiare mund të pengojnë qasjen në procedurat mjekësore themelore, si terapia hormonale, gjë që zgjatë shumë procesin e tranzicionit dhe konsultat mjekësore të rregullta me mjekët e dedikuar. Për më tepër, stigma shoqërore dhe diskriminimi përkeqësojnë sfidat, duke lënë shumë gra trans në ndjenjën e fajit dhe izolimit.

Vala e mbështetjes për të qenurit vetvetja po vijon në Kosovë. Në vitet e fundit, platformat e tilla si GoFundMe, kanë siguruar shprese për gratë trans në Kosovë. Këto platforma dixhitale u kanë lejuar atyre të ndajnë historitë e tyre dhe fushatat e grumbullimit të fondeve me një audiencë lokale e globale.

Çikat të cilat për momentin kanë nevojë për mbështetjen tonë në rrugëtimin e tyre, janë Vanesa, Feniksa 

“Gjithmonë e kam ndjerë se jam një vajzë, as që mund ta mendoj se sa herë e kisha kuptuar këtë, pasi e di që ka qenë gjithmonë. Dëshira dhe për më tepër nevoja për të jetuar si grua. Isha vetëm rreth 11 vjeç kur tashmë po bëja kërkime mbi temat e kirurgjisë transseksuale, nga Tajlanda dhe vende të tjera rreth viteve 2007-2009. Por kjo dëshirë dhe vendosmëri e zjarrtë që kisha dikur edhe si fëmijë u përforcua shumë shpejt.” tha Vanessa në thirrjen e saj në GoFundMe. 
Vanesën mund ta mbështetni duke kontribouar këtu.


Fëmijëri të rëndë ka pasur edhe Feniksa e cila që në moshë të re u detyrua të largohej nga shtëpia e saj për të gjetur një të ardhme më të mirë për veten. 

“Jam rritur në një familje patriarkale dhe nuk kam gjetur kurrë mbështetjen e tyre në lidhje me identitetin tim gjinor. Që në fëmijëri jam shtypur, ngacmuar dhe diskriminuar, duke filluar nga shkolla, lagjja ku kam jetuar dhe qyteti ku kam lindur. Në moshën 16-vjeçare lashë familjen dhe shkova në kryeqytet, duke menduar se do ta kisha më të lehtë të gjeja mbështetje, por edhe atje u përballa me shumë vështirësi në jetë. Si një 16-vjeçare, e papunë dhe e vetme, kalova muaj në rrugë sepse nuk gjeja punë pasi askush nuk më pranonte për shkak të identitetit tim gjinor. Jeta në rrugë nuk ishte aspak e sigurt dhe shpesh përballesha me sulme nga njerëz të ndryshëm.” tregon Feniksa në thirrjen e saj në GoFundMe.
Feniksën mund ta mbështetni duke kontribouar këtu.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top