Dita e Përkujtimit Transgjinor: Të kujtojmë dhe të bashkohemi në solidaritet!
Më datën 20 nëntor çdo vit, shënohet Dita e Përkujtimit Transgjinor për të nderuar jetët e humbura për shkak të transfobisë dhe diskriminimit. Në këtë ditë, reflektojmë për dhimbjen e humbjes së tyre dhe qëndrojmë në solidaritet për të mbrojtur të drejtat e komunitetit transgjinor.
Dita e Përkujtimit Transgjinor (TDOR) filloi në vitin 1999 nga avokuesja transgjinore Gwendolyn Ann Smith si vigjilje për të nderuar kujtimin e Rita Hester, një grua transgjinore që u vra në 1998 (vrasja e të cilës nuk është zbardhur ende). Vigjilja përkujtoi të gjithë njerëzit transgjinorë të humbur në dhunë që nga vdekja e Rita Hester, vrasja e së cilës më 28 nëntor 1998 filloi projektin në internet “Kujtimi i të vdekurve tanë”, dhe filloi një traditë e rëndësishme që është bërë Dita Vjetore e Përkujtimit Transgjinor.
Në këtë ditë, ne solidarizohemi me të gjithë ata/ato që luftojnë për të drejtat e tyre themelore dhe për një shoqëri më të hapur dhe të pranueshme. Kjo ditë ngrit ndërgjegjësimin e publikut për krimet e urrejtjes ndaj njerëzve transgjinorë, një veprim që mediet aktuale nuk e kryen. Dita e Përkujtimit mbanë zi dhe nderon publikisht jetën e vëllezërve dhe motrave tona që përndryshe mund të harrohen.
Ky viti, si në vitet e mëparshme, është përplotë sfida për komunitetin trans. Diskriminimi dhe urrejtja vazhdojnë të jenë probleme të pashmangshme për shumë individë transgjinorë në mbarë botën. Për fat të keq, shpesh ata ballafaqohen me mospranim dhe mungesë të mbështetjes nga shoqëria. Në vend që të marrin respekt, ky komunitet është i harruar nga shoqëria, e cila nuk u jep hapësirë për të jetuar lirshëm dhe të jetojnë me identitetin e tyre të vërtetë.
“Dita e Përkujtimit Transgjinor kërkon të nxjerrë në pah humbjet me të cilat ballafaqohemi për shkak të fanatizmit dhe dhunës anti-trans. Unë nuk jam e huaj nga nevoja për të luftuar për të drejtat tona, dhe e drejta për të ekzistuar thjesht është para së gjithash. Me kaq shumë kërkesa për të fshirë njerëzit transgjinorë – ndonjëherë në mënyrat më brutale të mundshme – është me rëndësi jetike që ata/ato që humbasim të kujtohen, dhe që ne vazhdojmë të luftojmë për drejtësi ” – themeluesja e Ditës së Përkujtimit Transgjinor, Gwendolyn Ann Smith.
Të kujtojmë dhe të bashkohemi në solidaritet!