Tu e lexu qitash
Queens at Heart: Dokumentari që zbulon jetët trans para Stonewall

Queens at Heart: Dokumentari që zbulon jetët trans para Stonewall

“Queens at Heart” është një vështrim i rrallë i jetës së katër grave trans dhe kulturës së ballove drag në mesin e viteve 1960 në Nju Jork.

Falë rizbulimit të filmit të pa njohur të publikuar në 1967, i cili u rizbulua nga historianja dhe arkivistja  dylbere Jenni Olson  “Queens at Heart” u restaurua nga Arkivi i Filmit dhe Televizionit të UCLA në vitin 2009 si pjesë e projektit të Outfest UCLA. Projekti është një përpjekje e vazhdueshme për të ruajtur dhe shfaqur  imazhe të dylberave  dhe është koleksioni më i madh i këtij lloji që është i qasshëm për publikun.

Olson është anëtare themeluese e bordit këshillues të Projektit të Trashëgimisë Outfest UCLA. Puna e saj si historiane filmi përfshin çmimin Lambda të nominuar “The Queer Movie Poster Book”, Puna e saj si regjisore eksperimentale dhe koleksioni i saj i gjerë i posterave dhe relikeve të filmave LGBTQ+ u blenë nga Arkivi i Filmit të Harvardit në vitin 2020; dhe reflektimi i saj mbi 30 vitet e fundit të historisë së filmit LGBTQ+, në “The Oxford Handbook of Queer Cinema”, u publikua nga Oxford University Press në 2021. Një shkrimtare-regjisore e mirënjohur, Olson tani është në zhvillim e sipër në esenë e saj të tretë të metrazhit të gjatë filmi “The Quiet World” dhe një kujtim eseistik me të njëjtin emër.

Më poshtë Olson shkruan për rëndësinë e “Queens at Heart”.

Fakti që Arkivi i Filmit dhe Televizionit të UCLA-së vendosi ta bëjë “Queens at Heart” të qasshëm për t’u parë përmes kanalit të tyre në YouTube, është si një ëndërr e realizuar për mua. Unë dua që të gjithë ta shohin këtë film.

Bleva për herë të parë posterin e rrallë 35 mm të “Queens at Heart” në mesin e viteve 1990 bazuar vetëm në një instinkt që titulli dukej premtues. Kuptova se do të ishte disi e lidhur me kulturën drag ose trans ose përndryshe do të ishte një relikt i bukur por pa vlerë.. Sido që të jetë, dukej se ia vlente të rrezikonim të paguanim 75 dollarë, që një koleg e koleksionues filmash, po e shiste përmes gazetës mujore të koleksionistëve të filmave pre-eBay, The Big Reel.

Posteri ka qenë në një kuti pranë tavolinës time për gati dy vjet para se më në fund ta merrja në dorë e ta shihja. Ishte 35 milimetra, një format që munda ta shikoja vetëm kur pasi të bindja një nga puntorët në Teatrin Roxie të San Franciskos të qëndronte pas orarit për ta shfaqur vetëm për mua. Përvoja e zbulimit të një pjese kaq të pabesueshme të historisë queer është një nga arritjet më krenare të karrierës sime si historiane filmi dhe arkiviste.

Përveç që përmbante  një portret të mahnitshëm të katër grave trans para Stonewall, “Queens at Heart” është gjithashtu magjepsës si një shembull i një zhanri që mund ta quajmë “dokumentar shfrytëzimi” – ai sensacionalizon subjektin e tij duke ruajtur një pretendim të të qenit edukativ deri në një pikë.. U publikua si subjekt i shkurtër në lidhje me filmin për shfrytëzim i vitit 1967, “She-Man”.

“Queens at Heart” ishte film që në thelb kishte humbur për ne – pa asgjë të shkruar për të në literaturën e filmit LGBTQ+. Unë kam zbuluar shumë filma të rrallë gjatë viteve, por “Queens at Heart” është më domethënës në çdo nivel. Si një paraqitje e shkurtër e jetës queer para Stonewall-it, është vërtet e jashtëzakonshme. Më pëlqen veçanërisht që përmban pamje të rralla të një balloje drag, dhe përfshin përshkrimin e gëzueshëm të dylberave dhe dylberave  me ngjyrë – duke kërcyer së bashku.

Megjithatë, më bindëse janë intervistat. Misty, Vicky, Sonja dhe Simone janë katër gra të guximshme trans që diskutojnë sinqerisht jetën e tyre personale me një burrë heteroseksual, i cili pretendon se ka folur me “mijëra persona queer” (dhe që qartësisht nuk e kupton dallimin në mes të orientimit seksual dhe identitetit gjinor).

Kqyre edhe qito

Ndërsa pyetjet rrënqethëse dhe të papërshtatshme të intervistuesit shpesh të vështira për t’u pranuar, gratë e kalojnë me sukses tonin e tij dhe hasin në një ndjesi të jashtëzakonshme dinjiteti dhe sinqeriteti. Ato flasin për jetën e tyre të dyfishtë: të dalin si gra gjatë natës, por të jetojnë si burra gjatë ditës, dhe për mënyrën se si marrin hormone dhe ëndërrojnë ‘’për një ndryshim”. Njëra flet për shmangien e tërheqjes, tjetra për të fejuarin e saj dhe tjetra për vuajtjet e fëmijërisë si një rini vajzërore. Sinqeriteti dhe ndjeshmëria e tyre janë me të vërtetë një dhuratë.

Duke e prezantuar atë para audiencës së festivalit të filmit queer dhe studentëve të historisë së filmit LGBTQ+ gjatë viteve, me siguri e kam parë “Queens at Heart” të paktën 100 herë. Sa herë që mbaron, dua ta filloj nga fillimi dhe ta shikoj përsëri. Këto gra janë thjesht të mahnitshme. Ato janë të guximshme, të kujdesshme, të zgjuara, qesharake, të bukura – thjeshtë heroina.

Ka shumë pak imazhe të filmuara nga ose rreth dylberave përpara kryengritjes së Stonewall të vitit 1969, ngjarja që përgjithësisht konsiderohet të jetë fillimi i lëvizjes moderne të të drejtave LGBTQ+. Veçanërisht, kishte pak portretizime të jetës dhe përvojës trans në këtë epokë (një shembull veçanërisht i dukshëm, gjithashtu i vitit 1967, është “Behind Every Good Man”, i cili fatmirësisht është ruajtur edhe nga UCLA). Është po aq e rëndësishme dhe e vlefshme për ne që të rizbulojmë dhe rifitojmë përfaqësimet LGBTQ+ nga historia e mëparshme e filmit. Ndërsa pjesë të filmit duket se pasqyrojnë injorancën dhe transfobinë, “Queens at Heart” në fakt përfundon me një këndvështrim dashamirës që tregon drejt asaj që unë mendoj se është të paktën një agjendë pjesërisht progresive nën sipërfaqen e saj të turbullt.

Mesazhi i fundit i filmit është: “Kush jemi ne për të gjykuar?” Në fund të fundit, kjo gjë e rrallë unike kinematografike ofron një përshtypje të gjallë të asaj se si ishte të ishe person trans në një kohë shumë ndryshe të historisë. Përzierja e pakënaqësisë dhe simpatisë e bën gjithashtu një film pafundësisht magjepsës për t’u studiuar. Shikoje me dikë që e doni. Shijoni, diskutoni dhe festoni trashëgiminë tonë, heronjtë tanë dhe historinë tonë.

Artikulli i shkruar nga Jenn Olson dhe Jeninifer Rhee për Newsroom  u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top