Tu e lexu qitash
Edhe një studim tjetër tregon se kujdesi shëndetësor për afirmimin e gjinisë përmirëson shëndetin mendor të adoleshentëve transgjinorë

Edhe një studim tjetër tregon se kujdesi shëndetësor për afirmimin e gjinisë përmirëson shëndetin mendor të adoleshentëve transgjinorë

Një studim i ri amerikan, i publikuar nga New England Journal of Medicine, ka treguar se si kujdesi shëndetësor për afirmimin e gjinisë dhe tranzicionin, përmirëson shëndetin mendor të adoleshentëve transgjinorë.

Studimi i publikuar rishtazi pati në prizëm vlerësimi 315 të rinj transgjinorë, të moshave nga 12 deri në 20 vjeç, me pjesëmarrës që përkisnin mesatarisht në moshën 16 vjeçare. Studimi ka përcjellur të rinj trans për dy vjet radhazi ndërsa trajtoheshin me terapi hormonale që do ja u ndryshonte jetën.

Terapia hormonale është procesi i dhënies së hormoneve si estrogjeni dhe testosteroni personave që përjetojnë disfori gjinore.

hulumtimin e ri të publikuar javën e tretë të janarit të vitit 2023, u gjet se pjesëmarrësit raportuan rritje të emocioneve pozitive, vlerësim më të mirë për jetën  dhe përmirësim të vetëbesimit.

Hulumtimi i ri gjithashtu ka theksuar se pjesëmarrësit kanë raportuar se kanë ndjerë më pak ankth dhe depresion. 

Hulumtimi theksoi nevojën për qasje në kujdes shëndetësor për afirmimin e gjinisë duke bërë poashtu të ditur se personat transgjinorë dhe jobinarë përjetojnë nivele më të larta të idealizimit të vetëvrasjes.

Gjetjet e këtij hulumtimi – si të shumë hulumtime para këtij – mbështetën përdorimin e terapisë hormonale si një trajtim efektiv për të rinj trans dhe jobinarë.

Gjetjet nga studimet e mëparshme

Gjetjet nga një studim i publikuar nga The Lancet  tregojnë që shumica e pacientëve adoleshentë të diagnostikuar me disfori gjinore i përmbahen trajtimeve për afirmimin e gjinisë gjatë rritjes së tyre. 

Studimi i kryer nga klinika për identitet gjinor në spitalin UMC në Amsterdam në Holandë, e kreu hulumtimin me një grup prej 720 adoleshentësh të cilët ishin të  diagnostikuar me disfori gjinore, dhe të cilët u ishte  përshkruar terapia  e bllokimit të zhvillimit të pubertetit.

Sipas këtij studimi, gjithsej 98 për qind (704 adoleshentë)  nga ata që filluan trajtimin mjekësor të afirmimit të gjinisë në adoleshencë, vazhduan edhe më tutje të përdorin hormone për afirmimin e gjinisë.

Kqyre edhe qito

Një tjetër studim i publikuar nga studiuesit në Northwestern University Feinberg School of Medicine (Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern), në Çikago, Illinois, në revistën e ri-shikuar mes kolegëve JAMA Pediatrics (më 26 shtator të vitit 2022), analizoi cilësinë e jetës dhe nivelet e disforisë tek të rinj trans që i janë nënshtruar operacionit në pjesën e sipërme të trupit, rregullimin e gjoksit varësisht nga gjinia.

Nuk ishte çudi që  analiza për cilësi të jetës nxori të gjetura se “operacioni për afirmimin e gjinisë në këtë grupmoshë është i lidhur me disforinë e përmirësuar të gjoksit, kongruencën gjinore dhe imazhin e trupit”. 

Studimi i fundit i lartpërmendur nuk shqyrtoi faktorë tjerë të rëndësishëm të tillë si mbështetja prindërore ndaj një të riu transgjinorë.

Ky artikull është publikuar fillimisht nga PinkNews dhe është përkthyer nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top