“Los 41”: Festa e 41 burrave queer në vitin 1901 që ndryshoi Meksikën
Në orët e vona të 17 nëntorit të vitit 1901, policia bastisi një festë në një shtëpi private në qendër të qytetit Mexico City në Meksikë, në lagjen Tabacalera. Përtej zbavitjes të zakonshme, bastisja zbuloi diçka që e skandalizoi qytetin dhe i bashkoi ndër gjenerata të ndryshme nocionet e seksualitetit, gjinisë dhe klasave shoqërore.
Kur policia arriti në atë festë aty ishin 41 burra që kërcenin së bashku, gjysma e tyre të veshur me veshje të konsideruara për gra në atë kohë. Shpet e shpejt, dhe pa asnjë proces gjyqësor, autoritetet i dënuan pjesëmarrësit e kësaj feste të fshehtë drag (siç do ta quanim sot). Disa nga të dënuarit u detyruan të fshinin rrugët me ato veshjet femërore që kishin pasur në festë. Të dhënat nëpër gazetat e asaj kohe tregojnë se ata burra më pas i detyruan të hipin në trene, dhe i dërguan në gadishullin Jukatan, ku u detyruan të punonin në përkrahje të ushtarëve që po luftonin në një luftë të vazhdueshme me vendasit e komuniteteve maja të asaj zone.
Kjo ngjarje që ndodhi afro shtatë dekada përpara se kryengritjet Stonewall të nisnin si lëvizje në Shtetet e Bashkuara, ishte skandal që shënoi një moment kyç në historinë queer meksikane. “Kjo bastisje e shpiku homoseksualitetin në Meksikë”, shkroi eseisti meksikan, Carlos Monsivais, për ngjarjen dhe ndikimin e saj në kulturën popullore. Në atë kohë, kjo ngjarje e zbulimit të një grupi të organizuar burrash homoseksualë dhe queer, u diskutua gjerësisht në mediat e atëhershme, dhe shpesh me një përzierje të humorit dhe përbuzjes. Ajo që e bëri këtë ngjarje më tepër skandaloze ishte që në atë festë kishin marrë pjesë burra të shtresës elitare së Mexico City-t.
“Ishte skandali më i madh i shekullit. Tejet kontravers,” kishte thënë për për AQ (Americas Quarterly), David Pablos, regjisori i një filmi bazuar në ngjarjen, dhe që pati premierën me 19 nëntor të vitit 2020.
Raportet e para për festën e asaj nate të vitit 1901, numëruan 42 burra pjesëmarrës, por ky numër më pas u rishkrua në 41. Burri i 42-të, ishte Ignacio de la Torre y Mier, dhëndri i presidentit të atëhershëm të Meksikës, Porfirio Diaz. Thashethemet qëndrojnë se lidhjet dhe fuqia e tij, e kyrsuen atë nga vuajtja e fatit dhe poshtërimit si të bashkëmoshatarëve të tij.
Me kalimin e kohës, numri 41 u kthye në stigmë, edhe pse detajet e asaj që ndodhi në vitin 1901 gati u harruan në vitet pasuese të revolucionit dhe transformimit kombëtar.
“Mënyra se si legjenda mbeti gjallë ishte përmes kësaj stigme të përdorimit të numrit 41 për të akuzuar burrat feminin dhe në mënyrë implicite homoseksualitetin,” kishte treguar Dr. Robert McKwee Irwin, profesor në Universitetin Kalifornia Davis. Ndër dekada, njerëzit me qëllim e kanë injoruar numrin 41, duke e lënë jashtë përdorimit këtë numër për adresa rrugore, njësi ushtarake dhe policore, dhoma të hoteleve etj.
“Pasi breza të tërë kaluan, pjesa më e madhe e njerëzve të cilët po shmangnin përdorimin e numrit 41 në një mënyre të pavetëdijshme homofobike, nuk ia kishin idenë se nga vinte stigma për këtë numër,” ka deklaruar profesori Irwin për AQ.
Megjithatë, gjeneratat e sotshme të meksikanëve pjesë të komunitetit LGBTQ+ kanë filluar të rikujtojnë “kërcimin e 41-të”, pasi incidenti u bë i njohur si pjesë thelbësore e historisë së tyre. Profesori Irwin poashtu ka treguar se aktivistët LGBTQ+ dhe rrethet intelektuale u angazhuan mbi këtë tematikë duke ju falenderuar një romani të vitit 1964 për numrin 41 nga autori meksikan, Paulo Po. Por vetëdija e masës për atë se çfarë ndodhi në 1901 nuk u ngrit deri në vitet e 90-ta dhe të 2000-ta. Rizbulimi dhe publikimi në vitin 2010 i një romani të humbur të vitit 1906 mbi ngjarjen, kontribuoi në ndërgjegjësimin më të madh për rëndësinë e numrit 41.
“Vallëzimi 41, ishte hera e parë që homoseksualiteti u bë i dukshëm. U zbulua se kishte një grup të organizuar homoseksualësh dhe ata kishin formuar një komunitet,” tha Pablos. “Kështu që në njëfarë mënyre, komuniteti homoseksual e ka parë këtë si coming out of the closet (dalje hapur.)”
Vitin e kaluar, organizatorët festuan paradën e 41-të të krenarisë në Mexico City duke i bërë homazhe kërcimit të 41-shit. Filmi i Pablos, që doli në nëntor, ku luajti aktori meksikan Alfonso Herrera-n, shënoi një tjetër rilindje të këtij episodi në historinë queer të Meksikës.
Për Alberto B. Mendoza, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve Hispanikë fakti që tani si i rritur mësoi për historinë e 41-shit, i dha një kuptim më të qartë për domethënie, pasi ai kishte kaluar vitet e adoleshencës në kufirin SHBA-Meksikë duke u ngacmuar nga bashkëmoshatarët që e quanin “41”.
“Kur dëgjova për tregimin e 41-shit, për disa arsye u ndjeva i çliruar”, tha Mendoza për AQ. Mendova me vete, “Oh Zot, nuk qenkam vetëm.”
Në vitin 2013, Mendoza themeloi Honor41 (Nderi 41), një organizatë joqeveritare që feston tregimet dhe arritjet e koumintetit LGBTQ+ latin në Shtetet e Bashkuara.
“Mendoj se kur njerëzit e kuptuan storien e 41-shit, u emocionuan,” tha Mendoza. “Mendoj se është e rëndësishme të shohin veten e tyre në histori dhe të shohin që e kaluara e komunitetit tonë LGBTQ+ nuk është fshirë plotësisht.”
Ajo ndjenjë e pronësisë është çka pjesërisht e shtyu prodhimit e filmit të Pablos.
“Historia është në borxh ndaj kësaj ngjarjeje që përherë ka mbetur disi në skaje, nën hije. Gjithmonë ka qenë tabu. Është jetike që ky tregim të shfaqet në ekrane të mëdha, në një mënyrë të dinjiteteshme dhe me prodhim meksikan,” Pablos tha për AQ.
Për ta treguar historinë në mënyrë autentike, Pablos e bëri të qartë që shumica e aktorëve që luanin 41 pjesëmarrësit në festë, ishin në fakt haptazi homoseksualë.
“Ishte me të vërtetë e bukur për mua të shoh këtë vëllazëri e cila u gjenerua midis këtij grupi burrash,” tha Pablos. “Diçka shumë e bukur për komunitetin LGBTQ+ është se si ballafaqohen me gjëra që janë menduar të jenë negative, si mund t’i përballojnë talljet – dhe të gjejnë unitet në to.”