Tu e lexu qitash
Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Dukshmërisë së Personave Transgjinorë

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Dukshmërisë së Personave Transgjinorë

Sot shënohet një datë e rëndësishme në kalendarin queer, dita e dukshmërisë për personat transgjinorë. Kjo datë, që nga viti 2009, i dedikohet kremtimit dhe rëndësisë në njohjen dhe festimin e individëve transgjinorë, udhëtimeve të tyre dhe sfidave që ata/ato kalojnë.

Është një ditë e dedikuar për të ngritur ndërgjegjësimin në lidhje me sfidat që përballojnë personat trans dhe për të theksuar kontributet e tyre në shoqëri. 

Dita e Dukshmërisë Trans (TDOV), u shënua për herë të parë në vitin 2009 për të festuar jetët dhe arritjet e personave transgjinorë. Ndryshe nga Dita e Përkujtimit Transgjinor (TDoR), e cila kujton ata që janë vrarë për shkak të transfobisë, kjo ditë fokusohet në fuqizimin dhe njohje. 


Ndër vite, ka pasur progres të konsiderueshëm në këtë drejtim. Njohja ligjore e identitetit gjinor, ligjet kundër diskriminimit dhe rritja e përfaqësimit në medie dhe politika janë të gjitha shenja të progresit. Megjithatë, sfidat vazhdojnë, duke përfshirë dhunën ndaj individëve transgjinorë, mungesën e qasjes në kujdes shëndetësor, dhe diskriminimin në punësim dhe strehim.

Sipas Qendrës Kombëtare për Barazi Gjinore në SHBA, pothuajse një në katër persona trangjinorë janë përballur me diskriminim në vendin e punës. Fushata për të Drejtat e Njeriut raporton se të paktën 44 persona trans u vranë në mënyra të dhunshme përgjatë vitit 2020. Një studim nga Instituti Williams zbuloi se rreth 0.6% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara identifikohen si transgjinor, që përfshinë rreth 1.4 milion individë.

Andaj kjo ditë i dedikohet të gjithë personave transgjinorë të cilët/at po japin inputin e tyre drejt kauzës së barazisë, drejtësisë dhe gjithëpërfshirjes. Dita e Dukshmërisë së Personave Transgjinorë është shumë më shumë se një ditë – është një shprehje e solidaritetit, dashurisë dhe përkushtimit për një botë më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top