Tu e lexu qitash
“Queen’s Corner” hap dyertë në Prishtinë

“Queen’s Corner” hap dyertë në Prishtinë

Salloni i bukurisë “Queen’s Corner” nga ikona jonë Diva dhe Albina Uka, po vjen në Prishtinë me një vizion gjithëpërfshirës dhe me standarde profesionale.

“Ne festojmë diversitetin e bukurisë duke e njohur thellësinë dhe pasurinë e tij si një mjet i fuqishëm për fuqizim dhe gjithëpërfshirje. Rrugëtimi jonë filloi me idenë se bukuria mund të lëviza shpirtërat dhe mund të bashkojë njerëzit. Megjithatë, shpejtë e kuptuam potencialin tonë për të bërë edhe më shumë se vetëm aq. Përkushtimi jonë ndaj ndryshimeve shoqërore na detyron të japim mundësi pune dhe trajnimi për grupet e margjinalizuara dhe të bashkëpunojë me organizata të shoqërisë civile për të promovuar gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin” shprehet ekipi i “Queen’s Corner”.

“Queen’s Corner” është sallon i bukurisë që ofron shërbime të ndryshme për të gjithë.

Për dylberat, bukuria dhe industria e bukurisë ka qenë gjithmonë e rëndësishme në zhvillimin dhe fuqizimin tonë. Ata gjithmonë kanë qenë të përfshirë në zanafillën e kësaj industrie dhe vazhdojnë të jenë kryesorët në të.

“Lokali e ofron një hapësirë të sigurt ku krejt mujnë me e shpreh veten qysh ndjehen edhe pa u paragjyku prej dikujt tjetër. Krijimi i një hapësire që e përkrah publikisht komunitetin edhe është e bashkë-themelu prej nji personi queer, ka shumë kuptim për mu sepse kam qenë vet e paragjykyme. Lokali për mu është rezultat i mosdorëzimit dhe i një pune të palodhshme për shumë vite me rradhë” u shpreh Diva.


Queen’s Corner është e hapur për ju nga sot, datë 27 mars në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Queen’s Corner mund ti gjeni në faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top