Tu e lexu qitash
Dita e lezbikeve

Dita e lezbikeve

Është një arsye e madhe që shkronja e parë në “LGBTQ+” është “L”, kjo më së miri e përshkruan kontributin e lezbikeve në rezistencën queer.

26 Prilli shënon një ditë të veçantë, Ditën Ndërkombëtare të Dukshmërisë së Lezbikeve. 

Kjo ditë është një thirrje që lezbiket të ndjehen të njohura, të sigurta dhe të dukshme në një botë që akoma i diskriminon ato përmes pabarazisë, dhe në disa vende me dhunë. Një nga shumë pikat e njohjes së kësaj dite sjell ndërgjegjësimin për stereotipet, gjykimin dhe mungesën e përfaqësimit që ndodh çdo ditë.

Festimi i kësaj dite filloi në vitin 2008, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe pranimit të komunitetit të lezbikeve. Një ditë e mbështjellur me krenari për identitetin e tyre duke kujtuar luftën e tyre për barazi dhe pranim në shoqëri. Kjo lëvizje ekziston në mënyrë që ato të ndihen të përfshira dhe të pranuara.

Lezbiket kanë qenë pjesë e shoqërisë dhe historisë që nga koha e lashtë. Në disa kultura, siç është kultura greke, historitë dhe mitet e tyre shënojnë lidhje romantike dhe emocionale mes grave. Kënga, arti, letërsia dhe aktivizmi i lezbikeve kanë ndikuar thellësisht në kulturën popullore dhe në lëvizjet për të drejtat civile.

Dita e Dukshmërisë së Lezbikeve nuk është një festë veç për lezbiket, por edhe për personat trans, queer, me prejardhje dhe kombësi të ndryshme që vijnë së bashku për t’u frymëzuar nga modelet në industri të ndryshme që po luftojnë për ta. Padrejtësia nënçmuese i mban më larg gratë lezbike nga respekti dhe suksesi që u garantohet atyre, pavarësisht talentin dhe aftësinë që ato posedojnë.

Sot edhe çdo ditë tjetër, falenderojmë lezbiket që shtruan rrugën në të cilën po ecim.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top