Po e çelim mësonjëtoren queer
Kjo mësonjëtore nuk është veç një certifikatë tjetër për sirtarin e juj. Ne po ju ftojmë që përmes saj me ju bashku nji lëvizje, nji revolucioni dhe nji strehe të sigurt për me nda ide se qysh mujm me ndryshu shoqninë tonë.
Mësonjëtorja Queer është e hapun për të gjithë individët që u intereson aktivizmi, lufta për të drejtat e njeriut dhe barazia sociale; nuk ka lidhje nëse je dylber apo jo. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata/ato të moshave 18-30.
Mësonjëtorja ka me zgjatë prej 2 deri 4 gusht dhe ka me u mbajt jashtë Prishtinës. Nuk keni nevojë me pagu kurgjo – qasja në informacion nuk është privilegj.
Bashkë do të eksplorojmë dhe mësojmë jo veç konceptet, por edhe ndryshimet që mund t’i ofrojmë mbi gjininë, seksualitetin, racën dhe etninë.
Mbi parimet e gjithëpërfshirjes, ligjërues nga prapavija të ndryshme po vijnë në Mësonjëtore për me diskutu mënyrat e aktivizmit dhe qysh me e qitë në praktikë urgjencën për revolucionin e barazisë sociale.
Mësonjëtorja përmban diskutime, punëtori praktike dhe mbi të gjitha – një hapësinë ku do t’diskutojmë se çka po na nevojitet në lëvizjen queer feministe. Pas mësonjëtores, tre nga pjesëmarrësit do të kenë mundësi për punë praktike në Dylberizm.
Mos e leni pa apliku duke e plotësu këtë formë deri me 20 korrik dhe rezervoni datat për 2, 3 dhe 4 gusht për t’iu bashkuar Mësonjëtores Queer.