Tu e lexu qitash
Jeta e trazuar e një martiri kontradiktor: Yukio Mishima

Jeta e trazuar e një martiri kontradiktor: Yukio Mishima

Yukio ka lindur më 14 janar 1925, në Shinjuku, Tokio, Japoni. Femijërinë e kaloi me gjyshen e tij, e cila ka pasur një mënyrë jetese shumë aristokratike bashkë me Yukion. Ajo gjithashtu ishte shumë e rrept, dhe u përpoq të izolonte Yukion nga djemtë e tjerë të moshës së tij. Në vend të kësaj ai u detyrua të kalonte kohë me kushërirat e tij vajza dhe të shijonte detyrat tradicionalisht femërore me gjyshen e tij. Në moshën 12 vjeçe, Yukio u kthye në familjen e tij të ngushtë.

Ndonëse Yukion e kanë lejuar, ndonjëherë edhe nën presion për të shijuar detyrat tradicionalisht femërore me gjyshen e tij, jetesa tjetër erdhi në realitet  pasi  jetonte nën të njëjtën kulm me babain e tij. Yukio u detyrua të largohej nga çdo gjë që babai i tij e konsideronte femërore. Në një moment, babai i tij grisi një shkrim që Yukio kishte shkruar, më pas e afroi atë afër një treni me shpejtësi duke u përpjekurta trembte dhe për të zgjuar pak maskulinitet tek ai.

Goditja emocionale e shkaktuar nga këto dy edukime të ndryshme që do të ishte e vështirë për këdo, ka pasur një ndikim të qartë mbi të gjatë gjithë jetës së tij.

Yukio Mishima u bë një shkrimtar i suksesshëm dhe, në fakt u nominua disa herë për çmimin Nobel në letërsi. Puna e tij eksploroi tema si seksualiteti në një mënyrë gjysmë-autobiografike, pasi ai shkroi perspektivën e tij si një burrë gej.

Megjithëse besohet se ai ishte burrë gej, shumë njerëz përpiqen ta mohojnë këtë për shkak të martesës së tij me Yoko Sugiyama dhe dy fëmijët e tyre. Me këtë njohuri, ekzistojnë dy linja të ndryshme mendimi që mund të ndiqen.

E para dhe më e pranuar ishte se ai ishte një burrë gej që u martua me një grua, siç bëjnë shumë burra gejë. Është një realitet që disa prej tyre martohen me gra me përpjekje për të fshehur seksualitetin e tyre nga njerëzit që mund t’i ndëshkojnë për këtë ose për të provuar që ta ndryshojnë veten. Ka prova që verzioni i dytë mund të ketë qenë rasti me Yukio, i cili u tha se besonte se me diciplinë mund ta “rregullonte” seksualitetin e tij.

Mendimi tjetër është se ai ishte biseksual, kishte ndjenja për gruan e tij, dhe si rrjedhojë të paktën paksa tërhiqej edhe nga gratë. Ky pretendim është shumë më i vështirë për t’u vërtetuar, megjithëse është e mundur që Yukio besonte se seksualiteti i tij mund të ndryshohej sepse ai në fakt ishte i tërhequr nga gratë. Ky besim ka disa merita. Natyrisht, prova më e rëndësishme është vetë-identifikimi, i cili në këtë rast nuk është i mundur.

Për hir të këtij artikulli, mund të thuhet se provat janë në favor se ai është një burrë gej. Duke marrë parasysh obsesionin e tij me vetë disiplinën dhe përmbajtjet e librit të tij gjysmë autobiografik, Rrëfimet e një maske, debati ka të ngjarë të vazhdojë, pasi nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri.

Ky duket të jetë rasti për shumë gjëra në jetën e Yukios. Ndërsa ka mbetur shumë nga ky njeri, shumica e tyre janë kontradiktore. Ndërsa politika e tij ishte e vendosur kundër besimeve perëndimore që zvarriteshin në shoqërinë japoneze, ai kishte një dashuri për shumë gjëra perëndimore. Shtëpia e tij ishte modeluar në një stil perëndimor dhe vepra e tij ishte shumë e njohur nga audienca perëndimore, duke e bërë atë një nga shkrimtarët japonezë më të njohur në mediet perëndimore. Nga citati në citat, ka kontradiktë pas kontradikte dhe mund të jetë e vështirë të gjesh shumë për të.

Një gjë që mund të dihet është se ai kishte një obsesion të përjetshëm me stilin e jetës Samurai, veçanërisht duke u fokusuar në praktikën e seppukut (ritualin e vetvrasjes së Samurait). Ndërsa rritej, ai e përdori këtë njohuri për të ndërtuar ngadalë grupin e tij politik. Idetë e tij të së djathtës ekstreme për pacifizmin e Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore, duke tradhtuar idealet e kulturës japoneze, janë nën hije nga shmangia e tij e plotë e regjistrimit në ushtri gjatë luftës. Pjesa më e madhe e retorikës së tij dukej fare pa dhëmbë për një kohë.

Ndërsa ai mbrojti për një kthim në besimet më tradicionale japoneze, shumica e asaj që bëri për të arritur atje ishte trajnimi në arte të ndryshme marciale dhe ngadalë grumbulloi një grup studentësh me të njëjtin mendim për t’u bashkuar me të. Për shkak të asaj se sa i padëmshëm dukej dhe se sa mirë ishte puna e tij, shumë e larguan atë dhe ndjekësit e tij dhe i lanë të bënin punët e tyre.

Por më 25 nëntor 1970, ky shkarkim u vërtetua si marrëzi. Yukio Mishima dhe katër anëtarë të grupit të tij shkuan në selinë Tatenokai Tokio të Komandës Lindore të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë, ku  barrikaduan veten në zyrën e komandantit. Yukio Mishima shkoi në ballkon për t’iu drejtuar ushtarëve dhe për t’u përpjekur t’i bindte ata për  grushtshtet dhe i dorëzoi Perandorit një manifesto për rivendosjen e pushtetit. Kur ushtarët nuk u përgjigjën, Yukio Mishima u kthye në zyrë dhe u përpoq të kryente seppuku-n. Fatkeqësisht, doli të ishte më e vështirë se sa ishte planifikuar, dhe ai vdiq nga një vdekje e ngadaltë dhe e dhimbshme.

Pas vdekjes së tij, u zbulua se ai e kishte pritur refuzimin. Më pas lind pyetja pse. Pse e bëri? Disa njerëz thonë se ai e bëri këtë për të shmangur plakjen, pasi ishte i tmerruar nga koncepti për të mos qenë më i bukur. Disa thonë se ishte thjesht një shpërqendrim politik. Shumë sugjerojnë se motivi ishte ndoshta psikologjik. Por për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ka një citim nga vetë Yukio Mishima:

“[Në seppuku] Vdekja për një “kauzë të madhe” konsiderohet mënyra më e lavdishme, heroike ose më e shkëlqyer për të vdekur.”

Pra, duket se përgjigja mund të jetë befasuese ose e thjeshtë: Si shumë të tjerë, ai donte që vdekja e tij të thoshte diçka. Pra, ai përdori besimet e tij ekstremiste për ta justifikuar atë para botës, dhe ndoshta edhe për veten e tij.

Mishima konsiderohet si një nga stilistët më të rëndësishëm të pasluftës së gjuhës japoneze. Ai është romancieri japonez më i rëndësishëm i shekullit XX. Veprat e tij përfshijnë 40 romane, poezi, ese dhe drama. U konsiderua pesë herë për Çmimin Nobel në letërsi në vitet e 60-ta, përfshirë vitin 1968, por atë vit çmimi shkoi për bashkatdhetarin e tij dashamirës Yasunari Kawabata. Veprat e tij përfshijnë romanet Rrëfimet e një maske dhe Tempulli i pavijonit të artë dhe esenë autobiografike Dielli dhe çeliku.Vepra e Mishima karakterizohet nga “fjalori luksoz dhe metaforat dekadente, shkrirja e stileve letrare tradicionale japoneze dhe moderne perëndimore dhe pohimet obsesive të harmonisë së bukurisë, erotizmit dhe vdekjes”, sipas autorit Andrew Rankin.

Artikulli u publikua në Making Queer Histroy dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top