Tu e lexu qitash
Alaska Thunderfuck ndriçon Prishtinën me performancën e saj të paharrueshme

Alaska Thunderfuck ndriçon Prishtinën me performancën e saj të paharrueshme

Në një performancë magjepsëse, Alaska Thunderfuck, ylli ikonik i kulturës drag, erdhi në skenën e Amfiteatrit të Gërmisë. E organizuar nga Bubble Pub, ngjarja jo vetëm që shfaqi performancën legjendare të Alaskës, por gjithashtu shënoi një moment historik të rëndësishëm kulturor për komunitetin queer në Kosovë.

E njohur edhe si Alaska 5000 është njëra ndër mbretëreshat drag më të njohura dhe më të dashura në botë. Ajo ka debutuar në edicionin e 5-të të garës më të famshme të kulturës drag në botë, “RuPaul’s Drag Race” dhe ka dalë fituese e edicionit të dytë të “RuPaul’s Drag Race All Stars”

Që në momentin e shfaqjes së Alaskës në skenë, u përqua mesazhi se publikun do e priste një mbrëmje e paharrueshme. Ajo din se si më së miri të ndërthurë humorin, satirën dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm performues. Mbretëresha e drag e bëri të qartë se kjo ishte më shumë se sa veç një performancë; ishte festim i identiteteve, pranimit dhe fuqinë që përçon shprehja artistike.

Por, nuk ishte veç Alaska ajo që solli gjithë këtë magji – ishte edhe atmosfera pranuese dhe festuese që përshkoi amfiteatrin. Në një qytet ku kultura queer është ende në zhvillim, prania e Alaskës shërbeu si simbol fuqizimi dhe dukshmërie, duke frymëzuar individët që për të pranojnë dhe duan veten, ashtu siç janë, pa frikë e hezitim.

Prej adhuruesve të flaktë të drag e deri tek ata që erdhën për herë të parë, të pranishmit u bashkuan në festim me ndjenja solidariteti dhe krenarie.

Derisa Alaska përfundonte performancën e saj të fundit, tashmë ishte e qartë se ky moment kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën e Prishtinës. Përmes mjeshtërisë së saj artistike dhe origjinalitetit, Alaska jo vetëm që kishte argëtuar masën, por gjithashtu kishte hapur rrugën për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe më të gjallë për individët queer në Prishtinë dhe më gjerë.

Në arkivat e historisë së drag, emri i Alaska Thunderfuck padyshim që do të mbahet mend si ndër personazhet kryesore që performuan në Kosovë, por për audiencën prania e saj ishte më shumë se shfaqje – ishte një përvojë transformuese që do të mbahet mend për shumë gjatë. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top