Tu e lexu qitash
Ylli botëror, Alaska Thunderfuck po vjen në Kosovë.

Ylli botëror, Alaska Thunderfuck po vjen në Kosovë.

Alaska po vjen në Kosovë. Po po, mirë e lexuat.
Ylli botëror i RuPaul’s Drag Race, Alaska Thunderfuck po vjen në Prishtinë me datën 10 Maj. A jeni gati?j.

E njohur edhe si Alaska 5000 është njëra ndër mbretëreshat drag më të njohura dhe më të dashura në botë. Ajo ka debutu në edicionin e 5-të të garës ma të famshme të kulturës drag në botë, “RuPaul’s Drag Race” dhe ka dalë fituese e edicionit të dytë të “RuPaul’s Drag Race All Stars”

Në këto gara, Alaska e ka fitu zemrën e publikut me personalitetin e saj dhe talentin e pashoq.

Bubble Pub po e sjellë në Kosovë yllin ndërkombëtar më 10 maj të këtij viti, më shumë detaje rreth ardhjes së saj dhe debutimit të saj në Kosovë, do të shpalosen së shpejti.

Ky është nji hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për kulturën drag në Kosovë, rajon dhe më tej. Po ashtu, kontributi kulturor i këtij organizimi është përtej dylberave sepse e fut Prishtinën në listën e turneut botëror të një artisti që ndjeket nga miliona njerëz gjithandej botës.

Kjo natë do të ketë edhe shumë surpriza të tjera për të cilat kemi me ju tregu në ndërkohë.
Tani për tani, ruajeni datën: ALASKA PO VJEN NË KOSOVË! 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top