Jemi n’kërkim të nji Koordinatori/e të Vullnetarëve për Festivalin Queer të Prishtinës
18/07/2024
Nëse je dikush me:
- Përvojë në menaxhimin e ngjarjeve: ke menaxhu dhe koordinu ma herët ngjarjet e mëdha, sidomos në fushën e artit dhe kulturës;
- Aftësi të mira komunikimi: ki aftësi me komuniku verbalisht dhe me shkrim me mirësjellje me krejt grupet e njerëzve, tu i përfshi organizatorët, vullnetarët, partnerët e audiencën;
- Aftësi drejtuese: din me e drejtu edhe motivu grupin, tu e bo ni ambient të kandshëm të punës; me i përballu detyra të ndryshme, dhe me menaxhu kohën;
- Fleksibilitet: je n’gjendje me punu në presion të kohës dhe me një grup të gjanë, në orar të pacaktuar tu i përfshi mbramjet dhe fundjavat
- Entuiziazëm: ke njohuri për çashtjet LGBTQ+ dhe ke pasion për misionin e festivalit dhe lëvizjen queer;
Nëse i plotëson këto kritere, dërgoje CV-në në prishtinaqueerfestival@gmail.com
Afati i fundit për aplikim 28 korrik.
0
Shpërndarje
0
Shpërndarjet