Tu e lexu qitash
Billie Eilish besoi që ishte i dukshëm pëlqimi i saj për çikat

Billie Eilish besoi që ishte i dukshëm pëlqimi i saj për çikat

Pas shfaqjes së stories për të muajin e kaluar në kopertinën e revistës Variety’s Power of Women, Billie Eilish doli hapur si person queer dhe tani po reflekton mbi reagimin e publikut për të. Teksa ishte në tapetin e kuq për ngjarjen e Variety’s Hitmakers më 2 dhjetor, Billie u pyet nëse kishte ndërmend të dilte hapur si queer gjatë intervistës, ajo është përgjigjur: “Jo nuk desha, por disi mendova… a nuk ishte e qartë? Thjesht nuk e paskam menduar që njerëzit nuk e dijnë.” Ajo shtoi se koncepti i daljes hapur nuk është diçka në të cilën ajo beson vërtet, duke thënë, “E mendoja, pse nuk mund vetëm të ekzistojmë? Unë e kam bërë këtë për një kohë të gjatë por thjesht nuk kam folur për këtë… oops.”

Si rezultat, reagimi i publikut e befasoi fituesen e çmimit Oskar: “I pashë artikujt dhe thashë; Oh, mendoj se dola hapur sot… mirë, mirë. Por është emocionuese për mua, sepse njerëzit nuk e dinin, kështu që është bukur që ata e dinë tani, por ndjehem në siklet duke folur për këtë… por mua më pëlqejnë çikat” sqaroi këngëtarja  e ‘‘Wish you were gay”.

Në intervistën origjinale të revistës Variety, Eilish foli për sfidat e saj me gratë e tjera, pavarësisht faktit se ajo i donte dhe kishte pëlqim  për to – një kapërcim që të gjithë natyrshëm e kapën. Më interesante ishte kur Billie kishte folur për marrëdhënien e saj komplekse me të qenit grua dhe si kjo gjë u ndikua nga reagimet ndaj këngës së saj “What Was I Made For?” në filmin Barbie. Billie i komentoi bujës që u krijua rreth intervistës së saj në Instagram, duke nënvizuar pjesërisht një postim, “faleminderit revistës Variety për çmimin dhe që më bënë të dal hapur si person queer në tapetin e kuq në orën 11 të mëngjesit në vend që të flisja për çdo gjë tjetër që ka rëndësi”.

Artikulli fillimisht u publikua në Vulture dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top