Tu e lexu qitash
Stormé DeLarverie (24 dhjetor, 1920 – 24 maj, 2014)

Stormé DeLarverie (24 dhjetor, 1920 – 24 maj, 2014)

“Ishte rebelim, ishte kryengritje, ishte mosbindje e të drejtave civile – nuk ishte thjesht një dreq trazire e çfarëdoshme.” – DeLarverie në lidhje me Stonewall

Stormé DeLarverie lindi në New Orleans, nga një nënë afrikano-amerikane dhe një baba i bardhë.

Mbahet mend si aktiviste e të drejtave civile të komunitetit LGBTI+. Sipas Stormé dhe shumë dëshmitarëve okularë, ajo ishte shkëndija që ndezi trazirat Stonewall, duke nxitur turmën për të vepruar.

Me duar të lidhura në pranga u shoqërua aspërsisht nga dera e shiritit në kamionin e policisë në pritje, duke e bartur disa herë nëpër turmë nga policët pasi që arriti të shpëtonte disa herë. Luftoi me të paktën katër policë, duke sharë e bërtitur, deri kur njëri e goditi me pendrek në kokë. Me gjakun që i kullonte nga koka vazhdoi të luftonte, duke i nxitur të tjerët “të bënin diçka”. Pasi një oficer e kapi dhe e çoi në pjesën e prapme të kamionit, turma u tërbua dhe skena u bë shpërthyese.

Disa i referohen asaj si “Rosa Parks e komunitetit gej.”

DeLarverie ishte edhe ikonë e argëtimit. Për pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo ka punuar si MC, këngëtare, truprojë, roje sigurie në bare të komunitetit, dhe punonjëse vullnetare e patrullimit në rrugë, “kujdestare e lezbikeve në Greenwich Village.”

Kqyre edhe qito

DeLarverie ishte poashtu drag king performuese; dhe fotografitë e shkrepura nga fotografja amerikane Diane Arbus tregojnë një qasje të guximshme të DeLarveries për kostume dhe kravatë të zezë.

Veshja gender-fluid është bërë forcë kryesore në modë tashmë, por qasja e DeLarverie ndaj stilit në atë kohë është një shembull i hershëm i kësaj, një rast e instancë e mrekullueshme që të habit.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top