Pyotr Ilyich Tchaikovsky (07 maj, 1840 – 06 nëntor, 1893)

“Frymëzimi është një mysafir që nuk i viziton me dëshirë dembelët” – Tchaikovsky

Pyotr Ilyich Tchaikovsky ishte një kompozitor rus i periudhës romantike, veprat e të cilit janë ndër më të njohurat në repertorin klasik. Ai ishte kompozitori i parë rus, muzika e të cilit bëri përshtypje të qëndrueshme ndërkombëtarisht, mbështetur me paraqitjet e tij si dirigjent mysafir në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse kompozitori shkroi rreth seksualitet të tij në letrat e shkëmbyera me vëllaun e tij Modestin, i cili ishte gjithashtu homoseksual, fama e jashtëzakonshme e Tchaikovskyt dhe frika nga gjykimet shoqërore e penguan atë të jetonte hapur me një partner mashkull. 

Ai pati një martesë të shkurtër me një grua më të re, Antonina Miliukova, e cila rezultoi në katastrofë dhe ata shpejt u ndanë.  Një ndër lidhjet dashurore të Tchaikovskyt ishte me një burrë të quajtur Vladimir “Bob” Davydov, për të cilin e kompozoi Simfoninë Pathétique (Simfonia Nr. 6 në b-mol, Op. 74).

Pavarësisht rrëfimeve të shumta që diskutojnë për homoseksualitetin e Tchaikovskyt, qeveria ruse e cila njihet për censurat anti-LGBTQ+, me vite të tëra ka turbulluar ujërat e informacioneve që të mos përfolet rreth këtij aspekti të jetës së kompozitorit.

Krijimtara muzikore e Tchaikovskyt përfshin 7 simfoni, 11 opera, 3 balete, 5 suita, 3 concerto për piano, një concerto për violinë, 4 kantata, 20 vepra korale, 3 kuartete harqesh dhe më shumë se 100 këngë dhe pjesë për piano. Ai njihet për kompozimet si “Liqeni i Mjellmave” dhe “Bukuroshja e Fjetur”.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top