Tu e lexu qitash
Puthja në stacionin e autobusave

Puthja në stacionin e autobusave

F – 22 vjeç

Si e vogël jom kon krejt si djalë, edhe urinën në kamë e bojsha si djemtë. Në shkollë kam hy në rresht baraz me djemtë edhe kom nejt me djem. Qysh në klasën e 2-të kam fillu me dasht një vajzë t’klasës tem. Pastaj në shkollën e mesme prapë e kam dasht një vajzë 3 vite derisa e kam përfundu shkollën e mesme. Krejt në fund e gjeta realitetin. 

U takova me një vajzë përmes Facebook, kam fol me të në telefon, u dashurova në zërin e saj, pastaj u takova e pa pritmas ma dha një puthje tek stacioni i autobusave, në WC. Aty e kam pas një ndjenë të mbinatyrshme për atë vajzë, diçka të papërshkrueshme. Gjatë asaj puthje ju kom lut Zotit që me m’bashku me këtë vajzë për krejt jetën. U bën 5 vite dhe lidhja jonë vazhdon seriozisht, ku po presim dita ditës me u feju. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top