Tu e lexu qitash
Australia miraton ligje të reja që mbrojnë personat interseks nga operacionet pa pëlqimin e tyre

Australia miraton ligje të reja që mbrojnë personat interseks nga operacionet pa pëlqimin e tyre

Pas disa dekadash fushatë, ligjet e para të Australisë që mbrojnë personat interseks nga procedurat e panevojshme mjekësore pa pëlqimin e tyre kanë kaluar javën e kaluar në rajonin ACT.

Në sistemin ligjor australian, ACT i referohet Territorit të Kryeqytetit Australian (Australian Capital Territory), i cili është një territor autonom me vetëqeverisje dhe kornizë ligjore. ACT ka gjykata si dhe legjislacion që mund të ndryshojë nga shtetet dhe territoret tjera të Australisë. Megjithatë, ligjet federale aplikohen në të gjithë vendin. 

Ligjet e reja — një “moment transformues” për personat interseks australianë — u miratuan pa kundërshtime në parlamentin e ACT-së , duke treguar “sa të rëndësishme janë këto mbrojtje” dhe “që është koha e duhur për reforma në të gjitha shtetet dhe territoret e tjera”.

Muajin e kaluar, 9news.com.au raportoi se si fëmijët deri në dy muajsh po u nënshtroheshin procedurave mjekësore, duke përfshirë operacionet për të “normalizuar” organet e tyre gjenitale ose karakteristikat seksuale.

Aktivitstët për të drejtat LGBTQ+ për një kohë të gjatë kanë kritikuar këto procedura, të cilat janë cilësuar si “të panevojshme” dhe “të pakthyeshme”, duke shkaktuar shpesh efekte anësore shqetësuese gjatë gjithë jetës.

Qeveria e ACT-së miratoi projektligjin që do t’i ndalojë këto trajtime për shumicën e njerëzve me variacione të lindura të karakteristikave seksuale derisa individi të rritet mjaftueshëm për të marrë vendimin vetë.

“Ky është moment fort i mrekullueshëm dhe transformues,” tha Morgan Carpenter, Drejtor Ekzekutiv i Intersex Human Rights Australia (IHRA).

“E vetmja mënyrë për të respektuar maksimalisht vlerat dhe preferencat e ndryshme të njerëzve me variacione interseks, është minimizimi i ndërhyrjeve të hershme.”

Ky legjislacion premton ta sigurojë këtë, duke zbatuar një mbikëqyrje efektive dhe dënime të përshtatshme dhe shoqërohet me një investim shumë të nevojshëm në mbështetjen psiko-sociale.

Carpenter tha se ligjet duhet të qëndrojnë si “një model për juridiksionet e tjera” dhe u bëri thirrje shteteve dhe territoreve të tjera të miratojnë reforma të ngjashme.

Anna Brown, drejtoreshë ekzekutive e Equality Australia tha se “çdo person interseks në Australi duhet të jetë në gjendje të rritet për të jetuar një jetë të plotë dhe dinjitoze” në të cilën ata vetë “të vendosin se çfarë do të ndodhë me trupin e tyre”.

“Tani është koha që pjesa tjetër e shtetit të angazhohet për mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme të australianëve interseks nga procedurat mjekësore që mund të shtyhen derisa të jenë mjaftueshëm të rritur për të vendosur vetë”, shtoi ajo.

“Fakti që asnjë deputet nga asnjë parti në ACT nuk votoi kundër këtij projektligji tregon se sa të rëndësishme janë këto mbrojtje dhe se është koha e duhur për reforma në të gjitha shtetet dhe territoret e tjera.”

Termi ombrellë për t’iu referuar personave të lindur me variacione hormonale, kromozomale ose anatomike të karakteristikave seksuale, interseks i referohet shkronjës “I” në LGBTIQ+.

Këta australianë, shumë prej të cilëve i kanë përjetuar këto procedura, thonë se kanë mbetur të plagosur për gjithë jetën. 

Një pjesë e madhe e problemit është mungesa e hulumtimit të duhur, shpjegoi Carpenter.

“Shumë nga të gjitha hulumtimet klinike synojnë të justifikojnë operacionet e hershme,” tha Carpenter për 9news.com.au në maj.

“Pra, ka shumë pak të dhëna gjatësore, nuk ka të dhëna sistemike që tregojnë efektet afatgjatë tek të rriturit.”

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top