Tu e lexu qitash
Reclaiming History: Diskutim me Leart Ramën dhe Erblin Nushin.

Reclaiming History: Diskutim me Leart Ramën dhe Erblin Nushin.

Storiet e zhvilluara në filmat “Four Pills At Night” dhe “I Love You More” janë emocionuese, afektuese dhe në fund kanë me ju lonë me plot pyetje që kërkojnë përgjigje. Mirëpo për këtë kemi bërë zgjidhje, pasi që mbas shfaqjes së filmave do të kemi një diskutim me regjisorët Leart Rama dhe Erblin Nushi. Për t’ju rrëfyer edhe ma në detaje procesin e filmbërjes, por edhe për t’ju dhënë sqarime të thellësisë së tematikës dhe misionit të filmave të tyre, Learti dhe Erblin do ta plotësojnë në mënyrë të veçantë natën e parë të programit të filmave.

 Leart Rama është regjisor i ri kosovar. Ai është themelues i Katarzë Films, shtëpi filmike e artit alternativ në Kosovë. Disa nga filmat e Leartit janë: “Four Pills at Night”, “The Station”, “Tegel”, “A Call from Yesterday” – filma të cilët kanë udhëtuar nëpër botë në festivale të njohura të filmit.

Erblin Nushi ka filluar të aktrojë që nga mosha dhjetë vjeçare. Erblin ka diplomë B.A. nga Universiteti Xhorxh Mason, ku studioi për film me përqendrim primar në lëndë regjisoriale, dhe sekondar në fotografi.

Filmin e shkurtër me titull BINI, e realizoi duke u bazuar në ditët kur u bë refugjat gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, dhe me të fitoi çmime të jurisë, dhe të audiencës; çmimin Regional Student Emmy Award, dhe u nominua për Student Academy Award.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top