Tu e lexu qitash
Fituesja e RuPaul’s Drag Race: Nymphia Wind performon për Presidenten e Tajvanit

Fituesja e RuPaul’s Drag Race: Nymphia Wind performon për Presidenten e Tajvanit

Duke shënuar fitoren e saj si personi i parë nga Azia Lindore që fitoi kurorën e  emisionit RuPaul’s Drag Race, Nymphia dha  një shfaqje në Zyrën Presidenciale Tajvaneze. Ajo performoi këngën “Marry the Night” nga Lady Gaga dhe “Chase, Chase, Chase” të këngëtarit tajvanez Huang Fei, sipas Reuters. Nymphia performoi para presidentes tajvaneze dhe aktivistit  LGBTQ+ Tsai Ing-wen, m mes të ftuarve të tjerë.

Presidentja e Tajvanit dhe Partia e saj Demokratike Progresive kanë qenë mbështetës të zjarrtë të komunitetit LGBTQ+, duke e bërë Tajvanin një nga vendet më miqësore për dylbera. Në fakt, nën udhëheqjen e Presidentes Ing-wen, Tajvani u bë vendi i parë në Azi që legalizoi martesat mes të njëjtit seks në vitin 2019.

E veshur me një veshje me ngjyrë të verdhë të ndezur, ylli vazhdoi të jepte një version bindës të himnit progresiv gjinor të Jolin Tsai “Womxnly”, së bashku me pesë mbretëresha drag të tjera.

Performanca u transmetua drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Zyrës Presidenciale Tajvaneze në YouTube, ku Nymphia deklaroi pas ngjarjes: “Kjo është ndoshta zyra e parë presidenciale në botë që pret një shfaqje drag”.

Mbretëresha drag gjithashtu falënderoi presidenten për mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks dhe përkushtimin e saj ndaj komunitetit queer. Ajo tha: “Faleminderit për kontributin tuaj në këtë vend, në mënyrë që unë të rritem dhe të jem e tillë sot. Faleminderit për përkushtimin tuaj tetë vjeçar, duke u bërë nëna jonë në Tajvan.”

Ing-wen së fundmi i dërgoi një mesazh urimi artistes pasi ajo u kurorëzua zyrtarisht si “Super ylli i Amerikës” për performancat Drag nga  RuPaul Charles. “Shantay, you stay,” i tha ajo performueses, duke cituar frazën ikonike të RuPaul.

Artikulli u publikua në The Pink News dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top