Tu e lexu qitash
Gruaja transgjinore proteston duke e flakur veten në Tbilisi

Gruaja transgjinore proteston duke e flakur veten në Tbilisi

Një grua transgjinore në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, ia  vuri flakën vetës si shenjë proteste ndaj mënyrës se si shteti gjeorgjian po i trajton personat transgjinorë gjatë kësaj pandemie.

Madona Kiparoidze, ia vuri flakën vetës së saj në një prej shesheve të kryeqytetit gjeorgjian, të enjten e kaluar. Sipas shpjegimit të Planet Transgender, policia e arrestoi atë pasi e shuan zjarrin dhe ia larguan rrobat e kapluara nga zjarri.

Pasi ajo u ndalua nga policia, ajo bërtiti: “Jam një grua transgjinore dhe po ia vë vetes flakën sepse shtetit gjeorgjian nuk i intereson për mua”

Ajo menjëherë u dërgua në spital me ambulancë, por thuhet se ka komunikuar me të tjerët dhe iu ka thënë se nuk ka ndonjë lëndim të rrezikshëm.

Tamaz Sozashvilli, pjesë e Tbilisi Pride, shkroi në Twitter: “Sot, një grua trans tentoi të vriste veten përball institucioneve të qeverisë gjeorgjiane si shenjë proteste për mungesën e mobilitetit dhe ndihmës së shtetit ndaj komunitetit trans gjatë kësaj krize pandemike”

“Personat trans janë një prej grupeve më të prekshme/diskriminuara në Gjeorgji”

Gjeorgjia  i lejon personat trans të ndryshojnë ligjërisht gjininë/seksin e tyre, por vetëm përmes proceseve që kushtojnë shumë shtrenjtë dhe për disa njerëz është kriter edhe operacioni i ndryshimit të seksit.


Shumë persona trans e kanë të pamundur të gjejnë punë për shkak të diskriminimit.

Duke u bazuar në shkrimet e LGBTQ Nation, WISG (Grupi Mbështetës i Iniciativës së Grave) në Gjeorgji ka publikuar një shkrim në muajin mars rreth diskriminimit që po iu bëhet grave trans gjatë pandemisë së virusit COVID 19.

Reagimi i tyre kërkon nga qeveria t’i ndihmonte gratë që janë punëtore të seksit, sidomos grave transgjinore, si një grup me nevoja dhe si një grup i cili ka mungesë të ndihmës financiare e përkrahjes morale të familjeve të tyre”

“Poashtu, shumë prej tyre nuk kanë mundësi ta paguajnë qeranë për shkak se tash e disa javë nuk janë duke punuar për shkak të virusit korona”

Kqyre edhe qito

Verën e kaluar, Tbilisi Pride u anulua për shkak të kërcënimeve të dhunës nga krahu i djathtë.

Para se marshi i Krenarisë të fillonte, Kisha Ortodokse Gjeorgjiane publikoi një reagim që e bëri qeverinë gjeorgjiane të merrte vendim për anulimin e këtij eventi.

Kisha tha se Tbilisi Pride është “totalisht e papranueshme” dhe se do të provokonte “çrregullim dhe konfrontim” për shkak se kundërshtonte  vlerat morale, fetare dhe tradicionale.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top