Tu e lexu qitash
Homofobia i kushton miliarda dollarë vendeve anti gej

Homofobia i kushton miliarda dollarë vendeve anti gej

Sipas një raporti, vendet me ligje anti – gej po humbasin miliarda dollarë në turizëm, investime dhe ndihma ndërkombëtare. Raporti, Kostoja Ekonomike e Homofobisë (The Economic Cost of Homophobia), u lançua në Shtëpinë e Lordëve në 2018 nga Fondacioni Peter Tatchell.

Kostoja ekonomike e homofobisë përdor të dhëna nga 71 shtetet që vazhdojnë të kriminalizojnë personat LGBT dhe analizon ndikimet financiare të legjislacionit anti-gej.

Në lançimin e tij, Peter Tatchell tha se raporti i Fondacionit u përqëndrua në ndikimin ekonomik, sepse më parë ai kishte kuptuar se argumentet financiare ishin më bindëse për disa, sesa aspektet e të drejtave të njeriut. Raporti u përqëndrua në një numër fushash kryesore, duke përfshirë turizmin, emigracionin, investimet dhe ndihmën ndërkombëtare.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, industria e turizmit LGBT ka vlerë mbi 211 miliardë dollarë, shumica e të cilave është shpenzuar në vendet me qëndrime pozitive për të drejtat LGBT, veçanërisht në Australi, Britani të Madhe, Kanada, Francë dhe SHBA.


Raporti vazhdon të përdorë Ugandën si një shembull të ndikimit që legjislacioni anti-gej mund të ketë në një ekonomi. Raporti thekson se kur parlamenti i Ugandës miratoi ligjin kundër Homoseksualitetit në vitin 2013, disa qeveri tërhoqën ndihmat ndërkombëtare.


Shumë persona LGBT, përfshirë ata që janë shumë të arsimuar, gjithashtu emigrojnë nga vendet me ligje anti-LGBT nëpër vende më pranuese, duke larguar risitë dhe ekspertizën nga vendet e tyre.

Raporti shton se sipas shifrave të Home Office (përgjegjëse për emigracionin, sigurinë, ligjin dhe rendin në Angli), kërkesat e azilit nga personat LGBT për shkak të homofobisë apo ligjeve anti-LGBT janë rritur me 400 përqind brenda viteve të fundit.

71 vende vazhdojnë të kriminalizojnë marrëdhëniet brenda gjinisë së njëjtë, 36 prej të cilëve janë anëtarë të Commonwealth. Aktivistët kanë theksuar se këto ligje të Commonwealth-it janë kryesisht të imponuara gjatë epokës britanike koloniale që nuk u shfuqizuan kurrë.

Kqyre edhe qito

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë nën ligjet anti – gej në Commonwealth.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top