Tu e lexu qitash
Hungaria miraton ligin për ndalimin e ndryshimit të gjinisë në dokumente

Hungaria miraton ligin për ndalimin e ndryshimit të gjinisë në dokumente

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një ligj që ndalon personat transgjinorë të ndryshojnë gjininë që ata u caktuan gjatë lindjes në dokumentet zyrtare.

Ligji, i propozuar nga partia qeverisëse Fidesz e krahut të djathtë, kaloi me 133 vota pro, 57 kundër. Me këtë veprim, shteti Hungarez po ‘fshin’ të drejtat e personave trans dhe interseksual.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë frikë se kjo do të përkeqësojë diskriminimin ndaj qytetarëve LGBTQ+. Një deputet i opozitës tha ky hap është “i dëmshëm”.

Por qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Victor Orban, thotë se do t’i japë fund pasigurisë ligjore. Administrata këmbëngul se nuk do të ndalojë askënd që të shprehë identitetin e vet.

Vendimi “për të regjistruar seksin biologjik të fëmijëve në certifikatat e lindjes së tyre nuk ndikon në të drejtën e burrave dhe grave për të provuar lirshëm dhe të ushtrojnë identitetin e tyre ashtu si dëshirojnë”, tha zyra e qeverisë për komunikime.

Ligji është pjesë e një pakete të gjerë legjislacioni, të paraqitur nga Zëvendës Kryeministri Zsolt Semjen. Aplikimet për dokumente ne ndryshim të gjinisë që po ndodhin që tre vite, tani do të refuzohen.

Njerëzit trans dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo është goditja më e fundit në një luftë të shpallur nga qeveria konservatore-nacionaliste kundër kujtdo që nuk futet në përkufizimin e tyre për një familje, raporton Nick Thorpe i BBC-së në Budapest.

Tina Korlos Orban, nënkryetare e grupit të avokimit Transvanilla Transgender Association, i tha Fondacionit Thomson Reuters: “Ne nuk kemi fjalë për të përshkruar atë që ndiejmë. Njerëzit të cilët nuk kanë menduar për vetëvrasje për dekada të tëra, tash po i kanë ato mendime. Janë në panik, po duan të ikin nga Hungaria diku në vend tjetër, ku mund të njihet gjinia e tyre.”

Trasngjinorët në Hungari kanë frikë se diskriminimi edhe më keq do të ndodhë kur atyre do të iu kërkohet të paraqesin dokumente zyrtare.

Kqyre edhe qito

Legjislacioni tani i shkon Presidentit Janos Ader, gjithashtu anëtar i Fidesz, për t’u nënshkruar në ligj. Aktivistët thonë se ata do të përpiqen ta bindin atë të mos e bëjë.

Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian lejojnë që dokumentet zyrtare të ndryshohen për t’u përputhur me identitetin gjinor, sipas grupit të fushatës Transgender Europe.

Për herë të parë një bazë ligjore për tranzicionet gjinore në Hungari u publikua në dekret të qeverisë në dhjetor të vitit 2017.

Nga 1 janari 2018, njerëzit transgjinorë që jetojnë Hungari kanë arritur të ndryshojnë gjininë e tyre legale, por kjo më nuk do të jetë e mundur.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top