Tu e lexu qitash
Në Idaho nënshkruhen dy projektligje anti-trans pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Dukshmërisë së Transgjinorëve

Në Idaho nënshkruhen dy projektligje anti-trans pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Dukshmërisë së Transgjinorëve

Në Idaho të SHBA-ve, Guvernatori Republikan Brad Little nënshkroi në ligj dy projektligje që sulmonin të drejtat e njerëzve transgjinorë.

Njëra masë i ndalon njerëzit transgjinorë të ndryshojnë certifikatat e lindjes së tyre për të pasqyruar identitetin e tyre gjinor; tjetra masë i përjashton gratë dhe vajzat transgjinore nga pjesëmarrje si lojtare në ekipe sportive të lidhura me identitetin e tyre gjinor. 

Këto projektligje anti-transgjinore u nënshkruan pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Dukshmërisë së Transgjinorëve. 

Përkrahësit e projektligjeve argumentojnë se është e nevojshme të sigurohen regjistrime të sakta të lindjeve, ndërkaq kritikët thonë se këto projektligje sulmojnë të drejtat e personave trans, ndërsa

Ata poashtu thonë se legjislacioni kufizon të rinjtë transgjinorë të kenë përvojat e njëjta me bashkëmoshatarët e tyre. 

“Këto projektligje na mohojnë atletëve e studentëve transgjinorë përvojat që meritojmë të kemi sikur të gjithë studentët dhe të rinjtë tjerë, dhe na veçojnë të prirur për izolim, ngacmim dhe dhunë”, tha Juniperangelica Cordova, Organizatore e Lartë në TRUTH, një media e të rinjve dhe program organizues i Rrjetit dhe Aleancës mbi Gjininë dhe Seksualitetin dhe Qendres Ligjore Transgjinore.

Kqyre edhe qito

Dega në Idaho e Unionit Amerikan të Lirive Civile (ACLU) kritikoi në Twitter vendimin e guvernatorit duke shkruar: “Ne e dënojmë vendimin tuaj për të nënshkruar ligje diskriminuese, antikushtetuese dhe thellësisht të dëmshme për transgjinorët.”

Grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut janë zotuar të kundërshtojnë legjislacionin.

Sipas U.S. Transgender Survey (Hulimtimi mbi Transgjinorët në të SHBA) kryer në vitin 2015, është raportuar se gati një e treta e individëve transgjinorë hasën në diskriminim, sulm fizik apo nuk iu krye shërbimi kur ata për të kërkuar shërbime të ndryshme përdorën dokument identifikimi me një emër të shënuar ose gjini që binte ndesh me gjininë që ata paraqisnin.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top