Tu e lexu qitash
Albert Cashier (25 dhjetor, 1843 –10 tetor, 1915)

Albert Cashier (25 dhjetor, 1843 –10 tetor, 1915)

Albert Cashier ishte emigrant në Amerikë, i lindur në Irlandë, në vitin 1843. Cashier shërbeu në Union Army gjatë Luftës Civile Amerikane. Para se të regjistrohej në luftë, ai përvetësoi identitetin e një burri dhe e mbajti për pjesën e mbetur të jetës.

Ishte një nga të paktën 250 gra që mbanin maskime dhe u regjistruan si burra për të luftuar në Luftën Civile.

Albert u bë i famshëm si një prej grave ushtare që shërbeu si burrë gjatë Luftës Civile, megjithëse angazhimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë (së paku 53 vjet) ndaj identitetit mashkullor ka nxitur studiuesit bashkëkohorë të sugjerojnë që Cashier ishte transgjinor.

Gjatë gjithë luftës, regjimenti i tij udhëtoi rreth 9.000 milje gjatë mandatit të tij. Ushtarët e tjerë mendonin se Cashier ishte i vogël dhe preferonte të rrinte vetëm – këto nuk ishin karakteristika të pazakonta për ushtarët.

Pas mbarimit të luftës, për më shumë se dyzet vjet, ai jetoi në Saunemin dhe u angazhua e kontriboi në shoqëri si burrë. Ishte kujdestar në kishë, punëtor i varrezave dhe përkujdesej për ndriçimin e rrugëve. Për shkak se jetoi si burrë, ishte në gjendje të votonte në zgjedhje dhe më vonë përfitoi pension veteran.

Kur vdiq u varros në uniformën ushtarake që kishte mbajtur të paprekur përgjatë viteve dhe në gurin e varrit iu gdhend “Albert D. J. Cashier, Co G, 95 Ill Inf.”

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top