Tu e lexu qitash
Vlogeret lezbike që tentojnë të fuqizojnë komunitetin LGBTQ+

Vlogeret lezbike që tentojnë të fuqizojnë komunitetin LGBTQ+

Alexis dhe Lilian janë dy vajza queer, të cilat janë në lidhje dashurie që 3 vite. Ato bëjnë vlog në lidhje me tema të ndryshme rreth komunitetit LGBTQ+ dhe ndajnë histori e përvoja nga një perspektivë si çift lezbikesh.

Duke shpalosë detaje, sfida e momente të bukura të lidhjes së tyre dhe dashurisë që kanë për njëra-tjetrën, ato përpiqen t’i tregojnë botës se sa normale është gjithçka që përjeton një çift i seksit të njejtë dhe të zbusin stigmatizimet e diskriminimin ndaj komunitetit LGBTQ+.


Në llogarinë e tyre në YouTube ato shkruajnë:
“Ne aspirojmë të japim një sens fuqizimi, frymëzimi dhe shprese për komunitetin tonë, dhe të shpërndajmë dashuri, vetëdijësim dhe pranueshmëri.”

Kqyre edhe qito


Në këtë kohë izolimi nga koronavirusi ato kanë nda video me sugjerime për ide, teknika dhe receta gjatë rutinës në karantinë. Mirëpo në playlistën e tyre në YouTube ka video nga sektore të ndryshme, si: LGBTQ argëtim dhe këshilla, udhëzime për romancën mes vajzave, sfida, mësime e të tjera.

I gjeni në:
YouTube: Alexis and Lilian
Twitter: alexisandlilia

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top