Tu e lexu qitash
Lili Ilse Elvenes (28 dhjetor, 1882 – 13 shtator, 1931)

Lili Ilse Elvenes (28 dhjetor, 1882 – 13 shtator, 1931)

Lili Ilse Elvenes u lind në Danimarkë në vitin 1882. U takua me gruan e vet, Gerda, në kolegj, dhe u zhvendosën në Paris për të qenë bashkë artistë.

Lili filloi të veshë rrobat e grave për të pozuar për modelet femërore në pikturat e Gerda-s, por ndjehej aq rehat në veshjen e grave, saqë vendosi ta bënte atë tërë kohën. Kështu e kuptoi se ishte transgjinore.

Gerda u bë piktore modestisht e njohur në skenën e artit të Parisit për portretet e saj të grave të bukura në veshje të modës së lartë, shumica të modeluara nga Lili.

Lili ishte ndër personat e parë që iu nënshtrua operacionit të ndërrimit të seksit. Pasi tranzicionit me sukses në vitin 1930, ajo ndryshoi emrin e saj ligjor në Lili Ilse Elvenes. Fatkeqësisht vdiq nga ndërlikimet e transplantit të mitrës pas operacionit.

Autobiografia e saj, ‘Man Into Woman’, u botua pas vdekjes në vitin 1933.

Bazuar në ngjarje të jetës dhe në nder të saj, në vitin 2015 u lansua filmi ‘The Danish Girl’ i cili fitoi edhe një çmim Oscar.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top