Tu e lexu qitash
Dalja hapur te familja

Dalja hapur te familja

M – 20 vjeç

Rreth 3 vjet më parë, motra ime filloi të diskutoj për çështjet LGBT. Ajo shkroi një ese për diskriminimet LGBT në atë kohë dhe në një farë mënyre e ka ditë për mua edhe pse nuk kam qenë out akoma. Unë refuzoja të flas për atë çështje, sepse isha i frikësuar. Kam menduar se ajo do t’i tregoj prindërve nëse unë i tregoj qe jam gej. Në fund ajo më ka bind që mund të i besoj asaj dhe t’i dalë hapur. Ajo ishte person ii parë që e ka ditur për mua në një kohë që as unë vet nuk isha aspak i sigurtë për seksualitetin tim.

Kalon 1 vjet dhe asnjëherë s’jam ndjerë më i lirë dhe më i sigurtë me veten. Prindërit e mi akoma nuk e dinin për mua. Një ditë pasi u zgjova nga gjumi, nëna ime erdhi në dhomën time dhe më pyeti nëse mund të flasim për diçka.

Në njëfarë mënyre e kam ditë se çfarë pyetje ajo donte të më pyeste. Ajo më pyeti nëse jam gej dhe unë menjëherë it thash po.   

Gjëja tjetër që ndodhi ishte e pabesueshme. Ajo më tha se çkado që ndodhë unë jam djali i saj dhe ajo do më mbështes në çdo mënyrë të mundshme. Babi nuk e kuptonte çka ndodhi. Tash ai është në rregull me këtë, por nuk është asnjëherë temë e diskutimit ( vazhdon të jetë temë tabu për të).

Kqyre edhe qito

Megjithatë unë jam i lumtur që jam i hapur dhe dua të inkurajoj njerëzit tjerë të dalin out për lumturinë e tyre. Vetëm kështu mund të ndryshojmë për të mirë sepse pa dalur haptas nuk ndryshon asgjë dhe ju e mbani çështjen LGBT nën tavolinë.

Mos humbni kohën me njerëzit që nuk do të ju vlersojnë kurrë për atë që je. Mos ndryshoni dhe mos pretendoni të jeni ajo çka ju urreni. Shumë dashuri!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top