Tu e lexu qitash
Mami jem menon që unë jom “shëru”

Mami jem menon që unë jom “shëru”

M – 18 vjeç

Momenti i parë kur kom marr’ vesh që diçka osht “ndryshe” me mu osht kur jom kon’ 8 vjet që m’pat pëlqy tepër ni djalë i paraleles. Edhe pse atëherë se kom dit’ n’fakt qa osht dashnia apo najsen, e kom xhelozu çdo shoqe e shok që ka nejt me ta. Çudi e madhe se ky sen nuk mu ka dok’ abnormale qysh na kanë m’su familjet tona.

Masanej nisa mu rrit’ edhe ja mohojsha vetit faktin që jom gej deri n’moshën 15 vjeçare kur i kom tregu ni personit tepër t’rëndsishëm për mu edhe n’momentin që i kom tregu u kon’ tepër mbështetëse ndaj meje edhe vazhdon me m’mbështet n’çdo aspect edhe jom shumë me fat se në Kosovë disa persona gej jon’ t’frikësum me i tregu najkujt. 

N’moshën 16 vjeçare kom ra n’dashuri për herë t’parë me ni djalë i cili u kon heteroseksual. Kjo është gjëja ma e keqe që mundet me i ndodh ni homoseksuali. 

E kom dasht’ aq shumë sa që aq ma shumë e shihsha, aq ma shumë mu prishke vlera ndaj vetit. Nisi me m’hupë vetëbesimi edhe gjithçka nisi me fall apart. Rash n’depresion t’madh. 16 vjeç me ra n’depresion edhe nuk mundesh me i tregu dikujt çka ki se ose t’ka inati ose nuk mundet me t’kuptu. Rash n’depresion t’madh sa që nuk mujta me përmbajt kit “lëmsh” t’madh që përnime t’han përbrenda. 

E provova me myt veten amo n’ato momente m’kanë ardhë mend edhe e kom pytë vetën: Qa je tu bo?! I kom tregu mamit tem, seni që as vet se kom besu qysh kom mujt me i tregu. Mamit si ka ardhë hiç mirë, edhe m’thojke që nuk je (gej) po je veç konfuz.

T’nesërmen m’pat qu te hoxhenica se dojke me “m’shëru”. Ajo gruja m’ka dhonë do ujë me pi, sen shumë palidhje. 

E humba vetëbesimin, humba gjithçka plus edhe depresioni. Ama n’ato momente vendosa me harru niherë e mirë atë djalin edhe me mund tepër t’madh e kom harru, ama nëse e shoh nashta apet zemra jem rreh ma shpejtë. Sen shumë i mirë që shkollën e mesme e kom përfundu edhe nuk e shoh mo.

Kqyre edhe qito

Jom 18 vjeç, e kom kalu depresionin, mami jem menon që unë jom “shëru”, edhe jom tu mendu që cila është zgjedhja ma e mirë. Me kon’ unë vet i lumtur apo me kon’ familja jem e lumtur?

Besoj e vendosi me kalimin e kohës. Kom pas lidhje, po ja që s’ka përfundu shumë mirë ama nuk ka lidhje. Qa ka lidhje osht që kom fitu vetëbesimin tem prapë, edhe besoj që njerëzit e kuptojnë që nuk osht zgjidhje.

Gjithashtu arsyeja pse dashta me shpërnda kit historinë teme osht që bahet mirë, edhe me ditë që osht OKAY me kon’ ai që ti je vërtet. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top